English

Panairi i Librit “Tirana 2010”, Kadare sot lëshon autografe

Tiranë, 13 nëntor, NOA – Edicioni i 13-të i Panairit të Librit “Tirana 2010”, pjesë e të cilit është edhe Agjencia e Lajmeve NOA si një ndër sponsorizuesit e tij për të tretin vit radhazi, ka të ftuar sot një mik special.

Fjala është për shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili siç bëhet me dijeni për NOA, do të jetë i pranishëm sot në orën 18.00 në stendën e shtëpisë botuese “Onufri, ku edhe do të firmosë autografe për lexuesit e tij.

Përveç veprave të njohura nga lexuesi shqiptar, në këtë edicion të 13-të të Panairit të Librit sheh dritën e botimit edhe libri më i fundit i Kadaresë me titullin “Mosmarrëveshja”, i cili është një sprovë letrare e tij, ku shkrimtari trajton çështje që lidhen me Shqipërinë.

Ndërkaq, në orën 11.00-13.00 në mjediset e Panairit të Librit organizohet një forum i rëndësishëm ku do trajtohen çështje që kanë lidhje me letërsinë e pas viteve ’90-të dhe problemet me shqipërimet.

n.e/NOA

KOMENTE