Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU: Çamëria ka për mbrojtës, 7 milionë shqiptarë të Shqipërisë natyrale
English

PDU: Çamëria ka për mbrojtës, 7 milionë shqiptarë të Shqipërisë natyrale

Fier, 13 nëntor, NOA – Partia Drejtësi dhe Unitet u prit në një atmosferë festive nga më shumë se 800 anëtarë dhe simpatizantë në qytetin e Fierit, në vijim të turit “Një vit PDU”, ku Shpëtim Idrizi premtoi se rikthimi në Çamëri do të ndodhë, ndërsa duke folur për aktivitetin parlamentar të PDU-së brenda një viti ai deklaroi se asnjë qeveri nuk ka mandatin të rinegociojë marrëveshjen e ujërave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kush donte të dëgjonte i dëgjoi mesazhet tona paqësore. Ato janë: Ne do të kthehemi në Çamëri, ne do të nderojmë varret e të parëve tanë dhe ne sigurisht do të fitojmë të drejtat tona, sepse sot është ora jonë, sot është ora e shqiptarëve, sot është ora e Çamërisë. Pa dyshim, ne kemi folur dhe mbajtur çështjen tonë lart në parlamentin shqiptar, ne kemi reaguar të parët duke kundërshtuar marrëveshjen e ujërave dhe asnjë qeveri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka mandatin ta rinegociojë atë”, u shpreh ai.

Ndwrsa, sekretari i Përgjithshëm i PDU-së, Amos Dojaka përshëndeti të pranishmit, duke thënë se PDU ka arritur që të bëjë parlamentin shqiptar, vërtet shqiptar, duke thënë se ne mundemi të çojmë përpara amanetin e të parëve.

Nga ana e tij, deputeti i PDU-së, Dashamir Tahiri deklaroi se Çamëria është një çështje që u përket gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë dhe jo vetëm këtij komuniteti.

“Ne po ecim dhe rikthimi ynë është së shpejti në Çamëri dhe rrugën nuk po na i tregojnë plumbat, por na i tregojnë aspiratat evropiane dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këngën e Enkelejdës dëgjova që thoshte “Pa Zot! Pa Zot!”, por unë sot po ju them: Çamëria ka zot në parlamentin shqiptar, Çamëria ka zot ju këtu në sallë, Çamëria ka zot 300 mijë shqiptarë të Çamërisë, Çamëria ka për mbrojtës, 7 milionë shqiptarë të Shqipërisë natyrale”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE