Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Teatri i Korçës mbush 60 vjeç, Topi dekoron 13 artistë
English

Teatri i Korçës mbush 60 vjeç, Topi dekoron 13 artistë

Korçë, 13 nëntor, NOA - Me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Teatrit “A. Z. Çajupi” dhe Estradës Profesioniste të qytetit të Korçës, Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit, udhëtoi dje drejt qytetit të Korçës, ku u prit përzemërsisht nga kryetari i Bashkisë së qytetit, Niko Peleshi; drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita; deputetë, përfaqësues të strukturave vendore; krerë të bashkësive fetare; artistë; personalitete të jetës kulturore e artistike; intelektualë e qytetarë etj.

Pas pritjes që kreut të shtetit iu rezervua me këtë rast, në një atmosferë të ngrohtë e festive, në sallën e shfaqjeve të Teatrit u zhvillua ceremonia me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Teatrit “A. Z. Çajupi” dhe 50-vjetorit të Estradës Profesioniste të qytetit të Korçës.

Në emër të intelektualëve dhe artistëve të qytetit, përshëndeti drejtoresha e Teatrit dhe njëkohësisht aktorja Zamira Kita, e cila, fillimisht i uroi Presidentit Topi mirëseardhjen në qytetin e Korçës dhe e falenderoi për praninë në përvjetorët jubilarë të 2 institucioneve të rëndësishme të artit.

Më pas, përshëndeti kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, i cili, pasi vuri në dukje rëndësinë e vizitës së Presidentit në këto evenimente dhe vlerësimin që i bëhej Korçës dhe qytetarëve të saj nga prania e kreut të shtetit, nderoi me emblemën e Artë të Bashkisë 13 artistë të shquar korçarë, si dhe u dha titullin ‘Qytetar Nderi’ 9 personaliteteve intelektuale të Korçës. Më tej, pas shfaqjes së një dokumentari për filmat, teatrot dhe artistët e qytetit artdashës të Korçës, u zhvillua ceremonia e dekorimit të tetë personalitete të njohura të skenës së Teatrit dhe Estradës Profesioniste të qytetit të Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE