Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tenis/ Deçe mposht Hysenbegasin, mbron titullin kombëtar
English

Tenis/ Deçe mposht Hysenbegasin, mbron titullin kombëtar

Tiranë, 13 nëntor, NOA/ Altin Kodra – Nga data 5, deri më 17 nëntor 2010, për një javë rresht u zhvillua kompleksin “National Sport Park” në kryeqytet u zhvillua Kampionati i 19-të Kombëtar i Tenisit për Të Rritur.

Në këtë veprimtari të përvitshme morën pjesë 32 sportistët më të mirë që përfaqësonin 8 klubet kryesore në vend e konkretisht, “Sport Klub Tirana”, Klubi Sportiv “Teuta”, Shoqata e Tenisit “Durrësit”, Shoqata e Tenisit “Parku”, Shoqata e Tenisit “Stefi Graf”, Shoqata e Tenisit “Kartografikja Bulls” dhe Shoqata e Tenisit “Eralb”.

Ndeshjet u zhvilluan me sistem eliminimi dhe në gjysmëfinale mbërritën Flavio Deçe, Egnat Ngjeçari, Martin Hysenbegasi dhe Genajol Shypheja, të katërt këta sportistë të “Sport Klub Tirana”, me trajner Fatos Nallbanin.

Në gjysmëfinalen e parë, Flavio Deçe ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 2-0, pasi fitoi setin e parë me “tie-break” 7-6, ndërsa të dytin e mbylli më shpejt, në shifrat 6-3.

Ndërsa në atë të dytë, Martin Hysenbegasi ishte më dominues ndaj Genajol Shyphejës, duke fituar të dy setet me rezultatin e njëjtë 6-2, 6-2.

Kështu, në finalen e zhvilluar të premten, u vunë përballë Martin Hysenbegasi dhe Flavio Deçe dhe është kyi fundit që triumfoi me rezultatin 2-0, pasi fitoi setin e parë me “tie-break” 7-6, ndërsa të dytin e mbylli më shpejt, në shifrat 6-2.

Deçe shpallet kështu për të dytin vit radhazi “kampion” i Shqipërisë për të rritur, duke mbrojtur me sukses titullin e fituar vjet. Në ceremoninë e ndarjes së trofeve ishte i pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Edvin Libohova, si dhe figura të këtij sporti ndër vite.

a.k/n.e/NOA

KOMENTE