Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi për heqjen e vizave, si është pritur nga qytetarët
English

Vendimi për heqjen e vizave, si është pritur nga qytetarët

Tiranë, 14 Nëntor 2010 NOA/DW – Arben Muka - Qytetarët në Shqipëri kanë nisur të planifikojnë destiancionin e parë të udhëtimit të tyre për në zonën Schengen pas afër 3 javëve, kur vendimi i ministrave të brendshëm të BE-së do të nisë nga zbatimi.

Në bulevardin qendror të Tiranës gjallëria e qytetarëve ka vijuar deri në mbrëmje vonë. Pjesës dekorative me simbolikën e lëvizjes pa viza në zonën Schengen të BE-së, flamujve dhe banderolave, si dhe hedhjes së fishekzjarrëve i është shtuar dhe një projektor gjigant që lëshon imazhe mbi fasadën e kryesisë së parlamentit.

Në mënyrë spontane grumbuj qytetarësh janë organizuar që nga mesdita e së hënës në kolona të stërgjata makinash duke përshkruar rrugë dhe sheshe të ndryshme të kryeqytetit.

Endri është student në vitin e katërt në degën e farmacisë. Ai e konsideron veten si përfitues direkt nga procesi i liberalizmit të vizave.

“Pas mbarimit të studimeve 5 vjeçare në degën time mund të kem përparësi për një master. Për lehtësi, sepse unë e kisha vendosur edhe nëse nuk do të kishte liberalizim vizash që do të shkoja diku jashtë”.

Armandi një nëpunës në Institucionin e Autoritetit të Konkurrencës është duke bërë doktoraturën në Kaiserslauten të Gjermanisë.

Ai thotë se i duhet të udhëtojë disa herë në vit për të shlyer detyrimet akademike. “Kjo më shërben që të lëviz lirisht pa patur nevojë që të ndjek procedurat burokratike qysh një muaj përpara datës kur unë duhet të paraqitem në Gjermani. Këtë e shikoj si një përparësi shumë të madhe. Si puna ime besoj se e përfitojnë dhe shumë vetë të tjerë këtë hapësirë që na krijohet nga liberalizmi i vizave”.

Odeta më thotë se ka udhëtuar disa herë me vizë në vende të ndryshme të BE-së. Por ajo nuk mund të harrojë dhe stresin e mundimin kur niste nga procedurat e aplikimit në ambasada, si dhe ankthin nëse do ta merrte vizën, si dhe për kohëzgjatjen e vlefshmërisë.

Ka qenë shumë problem sepse kanë qenë disa ambasada që nuk ta jepnin vizën kollaj, ose duhet të prisje me muaj të tërë, ose dhe s'mund të ta jepnin fare”.

Ka nga ata që e kanë mirëpritur vendimin e liberalizmit të vizave, por të thonë se ende nuk janë të gatshëm për ta shfrytëzuar këtë mundësi.

“Unë tani për tani nuk kam ndonjë plan për të lëvizur, sepse nuk kam as anën ekonomike që të realizoj një vizitë tek vëllezërit në Itali. Tani për tani jo nuk e kam ndërmend”, thotë Nuro, një 45 vjeçar që punon si tregtar ambulant.

“Gjë e mirë është për ata që kanë fëmijë jashtë. Ja unë kam djalin në Itali dhe mund të shkoj po të na vejë mbarë, por gjithë puna është tek leku”, shton Llazari një blerës në pension.

Për Teftën, një ekonomiste e papunë, dalja jashtë vendit në këto momente të vështira të jetës së saj përbën një mrekulli. “Unë i njoh rregullat e qëndrimit, por kur të gjendem në Itali nuk e di a do të gjej forca që të kthehem brenda 90 ditëve sërish në Shqipëri”, thotë ajo.

Ndërkohë që Gëzimi, rreth të pesëdhjetave që punon si shitës frutash e perimesh thotë se do ta shfrytëzojë liberalizimin vetëm për turizëm. “T’i hipi tragetit dhe t’i kaloj ato 10 ditë pushime, se as që kam nevojë që të rri atje. Se punë ka sa të duash këtu në Shqipëri. Kush do të punojë punon, kush nuk do të punojë nuk punon. Jo vetëm këtu, por në asnjë vend të botës”.

Arjana së bashku me djalin dhe bashkëshortin thotë se preferon që këtë mundësi ta përdorë më shumë për zbavitje. “Do të shkoj më shpesh. Edhe për pazar do të shkoj, edhe për festa e për krishtlindje. Në ditët që kemi pushim duam që të jemi sa më larg nga shtëpia dhe rutina e përditshme”.

Duke pritur dhe afër 3 javë kur ky vendim i BE-së të nisë nga zbatimi për një pjesë të qytetarëve duket se nuk do të reshtë fluksi i planeve se cili do të jetë destinacioni i parë që do të mbërrijnë pa patur nevojë për vizë.

Për të tjerë do të duhet më shumë kohë derisa të krijohet mundësia financiare që dhe ata ta plotësojnë dëshirën për një udhëtim jashtë vendit.

KOMENTE