Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Vetëvendosje, 17 mitingje për zgjedhjet dhe situatën në Kosovë
English

Lëvizja Vetëvendosje, 17 mitingje për zgjedhjet dhe situatën në Kosovë

Prishtinë, 14 nëntor, NOA - Lëvizja Vetëvendosja është një prej forcave më të reja politike në Kosovë, por me një aktivitet dhe pjesëmarrës që po bëhet gjithnjë e më e madhe. Bazat e kësaj lëvizje po forcohen në gjithë Kosovën, kjo dhe në saj të aktivitetit të drejtuesve të saj.

Vetëm gjatë ditës së sotme, Vetëvendosja ka planifikuar 17 takime me në zonë të ndryshme të Kosovës.

Kështu në orën 13:00 drejtuesit e Vetëvendosjes do të zhvillojnë takim në lagjen Arbëria në Prishtinë. Tubimi mbahet në shkollën fillore "Meto Bajraktari" aty do të flasin Albin Kurti dhe Nazmi Mikullovci.

Takimi tjetër është në lagjen Matiqan të komunës së Prishtinës, ai do të mbahet në

shkollën fillore "Mitrush Kuteli", në orën 16:00 dhe do të flas Alma Lama.

Takimi tjetër është në Artanë (ish Novobërd), në Shtëpinë e Kulturës së qytetit, në orën 16:00. Në tubim do të flasin Ismail Kurteshi dhe Xhelal Sveçla.

Një tjetër takim është dhe ai me banorët e fshatit Nakaradë të komunës së Fushë Kosovës. Ky takim mbahet në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë (afër

stacionit të trenit), në orën 17:00.

Tjetër takim është ai në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit. Tubimi do të

mbahet në shkollën fillore "Mehmet Gradica" në orën 18:00 dhe do

të flasin Gani Krasniqi, Arlinë Bytyqi dhe Bejtush Isufi.

Takime të tjera të Lëvizjes Vetvendosje do të zhvillohen në në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë, në fshatin Sodovinë e Çerkezëve, të komunës së Vitisë, në lagjen Fidanishte e Kalaja në Pejë, në fshatin Strofc të komunës së Vushtrrisë, në Dardanë, në fshatin Shipasticë e Poshtme të komunës së Dardanës, në Sferkë të komunës së Klinës, në fshatin Fortesë të komunës së Rahovecit, në Varosh të komunës së Ferizajt, Malishevë e Epërme të komunës së Gjilanit dhe në fshatrat Zhegrovë, Majac dhe Lupç, të komunës së Besianës.

a.k/NOA

KOMENTE