Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: PS të distancohet nga thirrjet për dhunë
English

LSI: PS të distancohet nga thirrjet për dhunë

Tiranë, 14 nëntor, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë sot thirrje Opozitës së Bashkuar të distancohet nga protestat e dhunshme të lajmëruara se do të nisnin sot në mbarë vendin, që kanë si qëllim rrëzimin e qeverisë Berisha dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama gjatë një konference për shtyp e quajti provokative dhe paradoksale rishfaqjen e opozitës në dimensionet e politikës së saj të vjetër, që bazohet mbi slogane të destruktivitetit dhe të ilegjimitetit.

Pikërisht duke iu referuar deklaratës së djeshme të kryetarit të Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela një nga aleatët e PS-së, të cilën Rama e quajti si një artikuluese të dhunës apo populizëm vulgar, e konsideroi thirrjen e Ngjelës si papërgjegjshmëri politike, por e vlerësoi këtë edhe si një degradim të politikës së vjetër, e cila nuk mund të bëhet evropiane me eksponentë e zëdhënës të politikës së rrugës, që nuk kanë asgjë të përbashkët me zhvillimet e sotme të Shqipërisë, sikundër ishin vendimi për liberalizimin e vizave apo për rrugën e integrimit të vendit në BE.

Sekretari i LSI-së, lidhur me ofertën e re kur opozita nuk kërkon më rinumërimin e fletëve të votimit, por vetëm shqyrtimin e kutive të materialeve zgjedhore theksoi se “vëmendja dhe gatishmëria e qeverisë për të parë me seriozitet çdo ofertë realiste, që vjen nga Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet permanente, ndaj dëshiroj të theksoj se ajo çka pritet në vijim janë hapat konkretë për të shkuar tek dialogu, dhe zgjidhje politike për kapërcimin e situatës dhe jo paralajmërimet ngjeliste për kryengritje, apo për shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë të fenomenit të njohur të Dukatit”, nënvizoi Luan Rama.

Rama cilësoi se protestat e dhunshme nuk kanë asgjë të përbashkët, me interesat dhe investimin e madh, që kanë bërë në këtë vend të gjithë socialistët shqiptarë, ata që kanë sakrifikuar këto njëzet vjet njësoj si të gjithë shqiptarët e tjerë për të mbërritur tek liberalizimi i vizave, tek heqja e vizave dhe tek Shqipëria evropiane.

Në këtë kontekst sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, i bëri thirrje qytetarëve në mbarë vendin të mos bashkohen me zërat destruktivë dhe ilegjitimë për politikë dhune, sikundër cilësoi Rama veprimet e lidershipit të opozitës.

Kreu i PLD-së, Spartak Ngjela deklaroi dje pas takimit të aleatëve të PS-së se Opozita e Bashkuar do të nisë të dielën protestat në të gjithë vendin për rrëzimin e qeverisë.

Por, Ngjela nuk përjashtoi se bandat duhet të largohen me dhunë, pasi duke e cilësuar qeverinë një bandë të tërë që manipuloi dhe vodhi zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ai theksoi se bandal largohen vetëm me dhunë.

mit/NOA
KOMENTE