Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Nuk kemi bërë thirrje për dhunë
English

PS: Nuk kemi bërë thirrje për dhunë

Tiranë, 14 nëntor, NOA – Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i selisë rozë ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.

Në një reagim të shkurtër për mediat, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa sqaroi se “askush s’ka bërë thirrje për dhunë në emër të socialistëve”.

Sipas Ajtyresës, deklarata e sekretarit të LSI-së dëshmon se “Luan Rama mjaullin në emër të Saliut, s’di çfarë thotë po bën çfarë i thonë”.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare socialiste ritheksoi thirrjet e opozitës për largimin e qeverisë së kryeministrit Berisha duke e fajësuar qeverinë për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat si dhe për përvetësimin e pronave të banorëve të Dukatit nga ana e njerëzve të kryeministrit Berisha.

“Këta dështakë që e lanë Shqipërinë jashtë dyerve të BE-së duhet të largohen nga qeveria, jo t’i japin leksione opozitës. Nëqoftëse i shqetëson solidariteti i opozitës me banorët e Orikumit, le t’ua kthejnë mbrapsht atyre tokat, që ua ka marrë Rrahmani i Shkëlzenit për llogari të oborrit të Saliut”, apeloi Megi Ajtyresa.

mit/NOA

KOMENTE