Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Infrastruktura e Tiranës, në mjerim
English

Berisha: Infrastruktura e Tiranës, në mjerim

Tiranë, 15 Nëntor, NOA – Disa lagjeve të Tiranës, u duhet dhënë infrastruktura moderne që u është dhënë dhjetëra komunave dhe bashkive në rang vendi.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e pohoi sot në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), duke shtuar se përveç disa ndërhyrjeve në ujësjellësa, Tirana nuk ka pësuar gjatë 4 viteve të fundit asnjë ndërhyrje apo rregullim, duke qenë zemra e kombit dhe se infrastruktura e saj është e mjerueshme.

“Tirana përfaqëson dhe duhet të përfaqësojë gjithë fuqinë ekonomike dhe kulturore të vendit. Ajo ka një problem shumë serioz, i cili është ai se në rrafshin kulturor studiuesit dhe vizitorët e kanë të vështirë ta lidhin me qytetet e tjera evropiane”, tha ai.

Duke shtuar se kjo ndodh ngaqë Tirana në fatkeqësinë e vet, thesaret e çmuara që ka nuk i ekspozon dot.

“Në zemër të saj, është kështjella, një nga më të bukurat, por aty nuk të lejon ta vizitosh diskoja e kryetarit, se ajo po nxjerr jashtë zone edhe ata pak banorë që kishin mbetur”, tha më tej kreu i qeverisë.

Më tej, ai përmendi edhe dy kështjellat në periferi të saj, Preza dhe Petrela, për të cilat tha se duhet të kishte linja të përditshme, për të mundësuar vizitën e saj nga të interesuarit...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE