Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto-Pfanzelter: Shqipëria, ndihmë për stabilitetin rajonal
English

Haxhinasto-Pfanzelter: Shqipëria, ndihmë për stabilitetin rajonal

Tiranë, 15 Nëntor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, zhvilloi sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Nismës së Evropës Qendrore, ambasadorin Gerhard Pfanzelter.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer të Shqipërisë me Nismën e Evropës Qendrore.

Haxhinasto theksoi se pjesëmarrja dhe roli aktiv i vendit tonë në këtë nismë ka mundësuar realizimin e një numri të madh projektesh bashkëpunimi për zhvillimin dhe integrimin rajonal.

Gjatë takimit, u theksua angazhimi për të vazhduar punën në drejtim të reformimit strukturor dhe fuqizimit të mekanizmave financiar të NEQ, që synojnë të fokusohen në promovimin e mbështetjen e reformave dhe ndihmojnë integrimin e vendeve në Bashkimin Evropian.

Në përfundim, Haxhinasto siguroi ambasadorin Pfanzelter për vazhdimin e rolit aktiv dhe bashkëpunues të Shqipërisë në kuadër të Nismës së Evropës Qendrore, në koordinimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore si dhe në rritjen e përfaqësimit të vendit tonë në strukturat e kësaj Nisme.

n.e/NOA

KOMENTE