English

Moti i keq në Belgjikë, çon në tre numrin e viktimave

Belgjikë, 16 nëntor NOA - Një shi tepër i rëndë ka goditur Belgjikën duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, ku si pasojë mbetën të vdekur tre persona dhe dhjetëra të tjerë janë detyruar të evakuohen. Një grua 72-vjeçare u nda nga jeta, pasi nuk arriti dot të dilte nga makina e bllokuar në ujërat e lumit. Është gjetur dhe trupi i një viktimë të dytë, të përfshirë nga ujërat. Kufoma e tretë u gjet në Lessines, ku kishte një tjetër shpërthim të lumit.

Shiu, i cili filloi të premten, është lehtësuar të dielën, por nivelet e ujit kanë vazhduar të rriten dhe balta ka bllokuar shumë rrugë. Përreth kryeqytetit të Brukselit, shumë kanale kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe janë evakuuar 230 shtëpi në Leeuw-Saint-Pierre, ku grupi farmaceutik i UCB ka të ndaluar të punën në një fabrikë të përmbytur. Ndërprerje ka pasur dhe në trafikun hekurudhor, ku shumë trenë janë ndalur.

r.b/NOA

KOMENTE