Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Errësira”, kapen hajdutët e kabllit telefonik
English

Operacioni “Errësira”, kapen hajdutët e kabllit telefonik

Durrës, 15 Nëntor, NOA - Shërbimet e policisë së Durrësit arritën që të godasin një grup të vjedhjes së kabllit telefonik të qytetit dhe fshatrave përreth, si dhe shinave të trenit, me qëllim tregtimin e metalit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Errësira”, struktura për parandalimin e krimit duke vlerësuar si shqetësues problemin e vjedhjes së kabllit elektrik dhe telefonik në rrethin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet dhe arritën të kapin në flagrancë në vjedhje e sipër dy nga tre personat e përfshirë në vjedhje.

Për këtë, u krye arrestimi ne flagrance 19-vjeçarit Xhavit Sulejmani dhe 26-vjeçarit Eduart Beqiri, që të dy banues në Durrës.

Kjo pasi ata në bashkëpunim edhe me një person që mbante inicialet Xh.H., kishin vjedhur sasinë prej 100 m kabëll optik telefonik me diametër 3.6 cm, pjesë e rrjetit telefonik të lagjes 14 Durrës, të cilin synonin ta tregtonin si metal me ngjyrë.

Nga hetimet e kryera nga shërbimet e Policisë rezulton se të lartpërmendurit dyshohet të jenë autorë edhe të vjedhjes më datë 19.07.2010 të sasive të ndryshme kabëlli optik ne lagjen 14 (Shkozet) si dhe në fshatin Rrashbull.

Po kështu, në kuadër të këtij operacioni, u bë edhe arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit Florian Karafili dhe 16-vjeçarit me inicialet L.B.; që të dy banues në Durrës, janë kapur duke vjedhur një shinë treni, 6 pllaka lidhëse e 12 bulona, te cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE