Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sondazhi: Vetëm 4 për qind e shqiptarëve do emigrojnë pas heqjes së vizave
English

Sondazhi: Vetëm 4 për qind e shqiptarëve do emigrojnë pas heqjes së vizave

Publikohet sondazhi: Si do ta përdorin shqiptarët mundësinë e udhëtimit dhe qëndrimit afatshkurtër pa viza në zonën Shengen

Tiranë, 15 Nëntor 2010 NOA / Rid Bulku – Rreth 44 % e shqiptarëve do të udhëtojnë për të takuar të afërmit, 34 % për turizëm, 9 % për biznes, 8 % për studime dhe vetëm 4 % për të kërkuar punë.

Këto shifra janë konkluzione të një sondazhi të zhvilluar nga instituti “Eunacal” të cilat i prezantoi sot drejtori ekzekutiv i institutit Alban Nelaj.

Ai publikoi rezultatet e sondazhit që ky institut realizoi në periudhën 12 – 18 Tetor 2010 me 2,479 të intervistuar në të gjithë vendin. Instituti “Eunacal” dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të nismës Ligjërimi Politik 2.0, organizuan sot një takim të hapur me fokus perceptimet e qytetarëve dhe biznesit shqiptar ndaj procesit të aderimit në BE dhe prirjet e qytetarëve shqiptarë në shfrytëzimin e mundësisë së udhëtimit pa viza në vendet e zonës “Shengen”. Pas fjalës së hapjes, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, z. Andi Dobrushi, tha ndër të tjera se “java që sapo lamë pas ka qenë e ngarkuar për vendin tonë si nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së që miratoi unanimisht heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë ashtu edhe nga opinioni i Komisionit Europian për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim”.

Kurse shtoi: “Jam i bindur se të gjithë ju, të gjithë shqiptarët i kanë ndjekur me vëmendje këto zhvillime. Si liberalizimi i shumëpritur i vizave, si Opinioni i Komisionit, na ndikojnë të gjithëve. Së pari, pritet që pas 15 dhjetorit të gjithë të kemi mundësi, më në fund, të kalojmë kufirin drejt zonës Shengen pa viza, me dinjitet”.

Më poshtë ai shtoi se “organizata të shoqërisë civile shqiptare kanë marrë pjesë në arritjen e standardeve të kërkuara jo vetëm duke monitoruar vazhdimisht, duke shërbyer si pikë reference për misionet monitoruese të Komisionit, por dhe duke krijuar trysninë e nevojshme për veprim nga ana e autoriteteve e duke ofruar ekspertizën e tyre në fusha të ndryshme. Për më tepër, në Raportin e fundit të Monitorimit Qytetar të Zbatimit të MSA-së, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë vë re se ka patur progres të dukshëm në përmbushjen e masave të planifikuara nga qeveria pikërisht në ato fusha që lidheshin drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave”.

Në takim ku ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të RSH, përfaqësues të Delegacionit të BE në Shqipëri, të shoqërisë civile e biznesit dhe akademikë e studentë, Nelaj prezantoi rezultatet e sondazhit. Pesë përfundimet kyçe të sondazhit, tek të cilat u përqendruan diskutimet e takimit, ishin: • Pjesa dërrmuese e të intervistuarve e shohin anëtarësimin e vendit në BE si diçka që do të ndikojë në përmirësimin e jetesës në Shqipëri dhe jo si një mundësi për shqiptarët që të largohen nga Shqipëria për të jetuar e punuar në një vend tjetër të BE • Të rinjtë e grupmoshës 18 – 29 vjeç dhe banorët e zonave rurale rezultojnë të jenë më të painformuarit mbi rregullat e udhëtimit & qëndrimit afatshkurtër pa viza • Ka një prirje për dyfishim të numrit të qytetarëve shqiptarë që do lëvizin drejt vendeve të zonës Shengen, krahasuar me lëvizjet e 6 muajve të fundit dhe për gjysmën e tyre kjo do jetë hera e parë që udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen • 44 % e tyre do udhëtojnë për të takuar të afërmit, 34 % për turizëm, 9 % për biznes, 8 % per studime dhe 4 % për të kërkuar punë • Ekziston nje prirje e lehtë e të rinjve shqiptarë për të udhëtuar drejt vendeve të BE për të kërkuar punë dhe një prirje e fortë për t’u larguar nga Shqipëria në rast të sigurimit të punës në një nga vendet e BE. Tryeza dha një sërë rekomandimesh, ku do të veçonim: • Të vazhdohet me informimin e të rinjve mbi të drejtat dhe detyrimet pas heqjes së vizave; • Përpos kanaleve tradicionale të informacionit si TV, gazeta, radio etj të vihen në përdorim dhe teknologjitë web 2.0 si blogje, wikipedia, facebook, twitter dhe youtube; • Të vendoset një numer telefoni falas për informimin e qytetarëve që kanë paqartësi mbi rregullat e udhëtimit & qëndrimit pa viza (nr. i aksesueshëm nga çdo operator celular); • Informacioni që u jepet të rinjve të ketë fokus mbi procedurat që duhen ndjekur për marrje vize ose leje qëndrimi në rast se synohet lëvizja drejt një vendi të zonës Shengen me synim studimesh ose punësimi; • Të tregohet kujdes i veçantë për informimin e të rinjve të zonave rurale, duke vënë në dispozicion infrastrukturën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT) që zotërohet nga shkollat publike dhe zyrat e komunave.

e.r/NOA

KOMENTE