Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haiti, dy të vdekur si pasojë e përleshjeve
English

Haiti, dy të vdekur si pasojë e përleshjeve

Haiti, 17 nëntor NOA - Dy persona janë vrarë në Haiti nga paqeruajtësit e OKB-së gjatë përleshjeve ndërmjet trupave ushtarake dhe demonstruesve të cilët kanë protestuar kundër kuotave të Kombeve të Bashkuara, të akuzuara për përhapjen e epidemisë së kolerës, që ka shkaktuar vdekjen e 900 personave në ishullin e Karaibeve.

OKB-ja ka pranuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje kundër një nga demonstruesve, duke shkaktuar vdekjen e tij. Kufoma e një personi tjetër është gjetur në bazën e misionit të OKB-së para Cap-Haitien në veri të vendit, ku paqeruajtësit e OKB-së janë kryesisht kilienë.

Me sa bëhet e ditur viktima ishte në posedim të një arme zjarri dhe para se të vdiste ka hapur zjarr ndaj një agjenti. Një tjetër i ri ka vdekur në një zonë tjetër të qytetit, gjatë përleshjeve mes të popullsisë dhe forcave ushtarake të OKB-së.

"Katërmbëdhjetë njerëz u plagosën dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë”, - tha një burim i policisë.

Protestuesit i vunë zjarrin një stacioni policie dhe kanë djegur makina të shumta që ndodheshin në brendësi. Të gjitha shkollat e qytetit ishin të mbyllura, pas refuzimit të vendasve për të dërguar fëmijët e tyre nga frika e infektimit nga kolera.

r.b/NOA

KOMENTE