English

Haiti kundër OKB: Vullnetarët na sollën kolerën

Porto Prince, 16 nëntor, NOA – Sikur të mos mjaftonte tragjedia e tërmetit në këtë fllim-viti, Haiti po përballet me një tjetër tragjedi të rndë, atë të kolerës, e cila deri tani ka shkaktuar 650 të vdekur.

Lidhur me të, haitianët iu janë vërsulur vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara të cilët kanë mbërritur për të shpërndarë ndihma në këtë vend, duke i akuzuar se kanë qenë pikërisht ata që kanë sjellë kolerën në vendin e tyre.

Rreziku më i madh është në kryeqytetin Porto-Prins, që është i mbipopulluar me më shumë se 1 milion të mbijetuar të tërmetit të fillim-vitit.

Sëmundja transmetohet përmes ujit të ndotur dhe mund të shkaktojë dehidratim dhe vdekje brenda disa orësh, nëse nuk trajtohet.

n.e/NOA

KOMENTE