Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Islamizmi i Bosnjës, të shërbejë si shembull për fenë islame në Gjermani
English

Islamizmi i Bosnjës, të shërbejë si shembull për fenë islame në Gjermani

Berlin, 16 nëntor, NOA – Cem Özdemir-i është gjermani shembull me origjinë migracioni, model i integrimit të suksesshëm. I lindur në Gjermani në një familjeje turke u bë shtetas gjerman në moshën 18 vjeçare. Sot öshtö Kryetari i të Gjelbërve

Diskutimet publike në Gjermani karakterizohen aktualisht nga temat e rindezura prej publikimit të librit të Thilo Sarrazin-it mbi mungesën e vullnetit të migrantëve myslimanë, mbi multi-kulturalitetin dhe mbi bazat kulturore të identitetit gjerman. Tonet e çuditshme dhe nganjëherë deklaratat e ashpra, që vijnë nga partitë konservatore, duket se nuk ndihmojnë shumë. Pavarësisht se ata e kanë quajtur të dështuar konceptin e tyre të multi-kultit, Të gjelbrit ngjiten përditë në vlerat e sondazheve. Dhe tema e migracionit është një nga temat kryesore të Të gjelbërve gjermanë.

Kryetari i të Gjelbërve Cem Özdemir-i është gjermani shembull me origjinë migracioni. Sot ai është kryetari i të Gjelbërve, një partie e cila ka arritur të marrë në sondazhe miratimin e 24 përqind të gjermanëve.

Mungesa e suksesit nuk ka këtë pamje. Prandaj ai e ka të vështirë të merret me tezën e kancelares gjermane Angela Merkel, për dështimin e multi-kulturalitetit:

„Ne nuk jemi më në vitet pesëdhjetë, kur njerëzit fshiheshin, sepse ishin homoseksualë, ishin nëna të ndara nga burri, ose njerëzit jetonin në çift pa çertifikatën e martesës. Ky është për mua multikulturaliteti. Pra e thënë thjeshtë, Gjermania me njerëz me sfond të ndryshëm social, me drejtime të ndryshme, ide e orientime të ndryshme."

Kjo nuk do të thotë arbitraritet. Për këtë lloj multikuraliteti ekziston një kuadër i caktuar, një bazë e caktuar, thekson Özdemir:

“Kjo bazë është një shoqëri, në të cilën mund të ketë interpretime të ndryshme të kushtetutës. Ne kemi një kushtetutë, një ligj themelor, një gjuhë të përbashkët, gjuhën gjermane dhe këto duhet t`i respektojnë të gjithë, pa dyshim.“ …thotë kryetari i Të gjelbërve e duke patur parasysh "kulturën kryesuese gjermane", shton:

“Kultura ime udhëheqëse është kushtetuta jonë"

Sepse, thotë Özdemir, me referencat për traditën kristiano- hebraike, e cila siç thuhet përbën bazën zonë shoqërore, ndahet shoqëria duke bërë të kundërtën e asaj, që kërkohet. Formula e kulturës bazë kristiano- hebraike, shpërfytyron nga njëra anë historinë e dhimbshme të hebrejve në Evropë dhe në Gjermani dhe përpiqet nga ana tjetër të përjashtojë myslimanët, thotë ëzdemir. Ndërkohe që linja e vetme, që duhet ndjekur është iluminizmi, vlerat e Revolucionit francez dhe Kushtetuta:

„Në to gjenden vlera, që përbëjnë bazën optimale të bashkëjetëses së të krishterëve, hebrejve, myslimanëve dhe ateistëve. Çdo gjë tjetër nuk është veçse përpjekje për përjashtim, për krijimin e shoqërive paralele. Unë jam kundër shoqërive paralele."

Prandaj mesazhi i Presidentit gjerman, Christian Wulff, se edhe islamizmi është pjesë e Gjermanisë, është një mesazh i gëzueshëm. Sepse e kundërta e saj do të thoshte, që në këtë vend të jetonin miliona vetë pa qenë vërtet këtu, pra duke jetuar në shoqëri paralele.

Ndryshe nga shumë të tjerë në Gjermani, që shohin në fenë islame një fe të ngurtë dhe kërcënim për botën perëndimore, Özdemir e di që në fenë islame ekziston edhe një tjetër traditë, një traditë evropiane: “Mënyra si është praktikuar islamizmi në Bosnjë, ose në përgjithësi në gjithë Jugosllavinë, është islamizmi për të cilin flasim."

Evropa i la myslimanët e Bosnjës vetëm

Ai ka qenë një islamizëm i hapur, që pranonte fetë e tjera njësoj si ateistët. Por në vitet 90-të, gjatë luftës së Bosnjës, Evropa i la ata vetëm:

„Ne na kujtohet që shumë myslimanë nuk kthyen më sytë nga Arabia Saudite, nga Teherani. Ata panë nga Berlini, Parisi, Londra, Brukseli, sepse mendonin se aty ishin vëllezërit dhe motrat. Sepse ata kishin jetuar në bazat e iluminizmit, me vlerat e Revolucionit francez. Dhe mua më kujtohet dështimi i perëndimit, që vetëm shikonte."

Duke vënë theksin, Özdemir bën një pyetje retorike: „Çfarë do të kishte ndodhur, nëse vëllezërit myslimanë do të kishin qëlluar mbi fqinjët e krishterë dhe do të kishin përdhunuar gratë e krishtera? Sa orë do të kishte zgjatur fillimi i ndërhyrjes?

Për shkak të zhgënjimit të madh islamizmi në Bosnjë u radikalizua dhe atje janë bërë si të shtëpisë rryma fundamentaliste, që nuk kanë ekzistuar më parë. Por jo vetëm në Bonjë-Hercegovinë, edhe në shembullin e Çeçenisë shihet se në perëndim të drejtat e njeriut për myslimanët janë më pak të rëndësishme se të drejtat e njeriut të kristianëve. Por kjo nuk shkon me kulturën udhëheqëse evropiane, me traditën e iluminizmit dhe Revolucionit francez, thekson Özdemir, sepse “Ne duhet të mbrojmë çdo lloj të drejte njeriu, pavarësisht kush është viktima. Të drejtat e njeriut nuk janë të ndara, në të klasës së parë, të dorës së dytë dhe asaj të tretë”.

Deutsche Welle

KOMENTE