Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurban Bajrami, besimtarët falen e festojnë
English

Kurban Bajrami, besimtarët falen e festojnë

Tiranë, 16 Nëntor, NOA – Besimtarët myslimanë në gjithë vendin kanë falur sot Namazin në nisje të festës së tyre të madhe, Kurban Bajramit, e cila vlerësohet prej tyre si dita e sakrifikimit, e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston fillimisht me faljen e lutjen për të vijuar më pas me therjen e kurbanit, i cili mund të jetë një qingj, 1/3-a e të cilit u jepet miqve, të afërmve, apo më të varfërve.

Festa e Kurban Bajramit është gjithmonë dy muaj dhe 10 ditë pas Bajramit të vogël dhe kjo ditë njihet si festa e sakrificës dhe vjen si gëzim i kryerjes së Haxhit, i cili është kushti i pestë i Islamit dhe dëshmi për solidaritet e mirëqënie.

Kjo festë karakterizohet për të gjithë myslimanët nga gatishmëria që vetëm për Allahun ai të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore.

Kurani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtje themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame, ku Kurani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok, ndërsa Kurbani sakrificën për të tjerët.

Porosia e parë e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë është të kërkuarit e diturisë dhe shfrytëzimi i mendjes dhe i trurit nga ana e tyre, duke vijuar më pas me Haxhin, i cili është udhëtimi që të shpie në takim me Zotin, historinë dhe njeriun, ndërsa porosia e tretë është Kurbani, sakrifica për të tjerët.

Ky sakrifikim shprehet përmes therjes së kafshëve të caktuara, të cilat emërohen "kurban" ose sakrificë.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet, ndërsa në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t'u serviren dhe miqve dhe të afërmve, kurse 1/3-a e qengjit të therur, u ndahet sërish atyre.

n.e/NOA

KOMENTE