English

Objekte fluturuese të paidentifikuara në qiellin e Firences

Firence, 16 nëntor NOA - Një “flotë” objektesh të vogla fluturuese të paidentifikuara (UFO) me sa duket janë shfaqur në qiellin e Firences dhe për të dokumentuar këtë fakt ekzistojnë disa fotografi.

Episodi, lidhet me prillin e vitit të kaluar dhe bëhet fjalë për rastin e fundit të këtyre lloj sinjalizimeve në Itali. Siç është raportuar nga ana e Qendrës Kombëtare të UFO-ve, gjatë një takimi ndërkombëtar të ekspertëve të huajve është bërë e ditur se prania e jashtëtokësorëve në qytetin toskan është paraqitur nëpërmjet formave të objekteve me një ngjyrë tepër të qartë.

r.b/NOA

KOMENTE