Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi: Rama gënjeu besimtaret muslimanë për xhaminë e re
English

Olldashi: Rama gënjeu besimtaret muslimanë për xhaminë e re

Tiranë, 16 nëntor, NOA – Një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaroi se është gati plani dhe toka ku do të ndërtohet xhamia e re për besimtarët muslimanë, në një zonë në qendër të Tiranës, ministri i Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit, Sokol Olldashi deklaroi sot në ditën e Kurban Bajramit se kryebashkiaku Edi Rama gënjen, pasi plani francez nuk parashikon ndërtimin e bashkisë.

“Rama i gënjeu për herë të dytë besimtarët muslimanë pasi plani francez nuk e parashikon ndërtimin e një xhamie të re”, tha ministri i Punëve Publike.

Ai theksoi sakaq se premtimi i Ramës për xhaminë e re pikërisht në ditët e Kurban Bajramit është thjesht premtim electoral.

Sipas Olldashit këtë premtim për ngritjen e një xhamie të re kryebashkiaku Rama e kishte lëshuar edhe në zgjedhjet vendore të 2007-ës, një premtim i pambajtur ende pas 3 vitesh.

Duke risjellë në vëmendje një shprehje të urtë e shkruar në Kuran, zoti Olldashi përmendi se “Kurani thotë qofshin mallkuar gënjeshtarët dhe besimtarët mslimanë nuk duhet ta harrojën këtë gjë”, duke apeluar që gënjeshtarët duhet të ndëshkohen për premtimet e tyre të rreme.

mit/NOA

KOMENTE