English

Shembet pallati 5-katësh, 64 të vdekur dhe 78 të plagosur

Nju Delhi, 16 nëntor, NOA – Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Nju Delhi të Indisë, ku nga shembja e një ndërtese 5-katëshe të paktën 64 persona kanë humbur jetën, ndërsa 78 të tjerë u plagosën.

Dhe besohet se të paktën 30 të tjerë janë bllokuar nën rrënoja pas rënies, e cila ndodhi papritur gjatë natës.

"Nuk është e lehtë për ekipet e ndihmave, që të arrijnë deri te njerëzit e bllokuar", - tha Sheila Dikshit, përfaqësues i qeverisë në kryeqytetin indian.

Dikshit ia atribuon fatkeqësinë mangësive në ndërtimin e ndërtesës, dhe tha se qeveria do të urdhërojë një hetim.

Shumë ndërtesa në Indi nuk janë në përputhje me rregullat e sigurisë apo planet urbanistike të qyteteve.

n.e/NOA

KOMENTE