Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi/ Prodhohet gjak nga qelizat e lëkurës
English

Studimi/ Prodhohet gjak nga qelizat e lëkurës

Kanada, 17 Tetor, NOA- Një grup studiuesish në McMaster University , duket se kanë rikrijuar nga qelizat e lëkurës qeliza të gjakut.

Pas dy vite studimesh, shkencëtarët kanadezë, të udhëhequr nga Mick Bhatia, drejtor shkencor i Stem Cell dhe Cancer Research Institute në Universitetin McMaster kanë arritur të transformojnë fibroblastet në qeliza hematopoietike.

Fibroblastet janë qelizat përgjegjëse për sintezën e materialit organik të pranishëm në lëkurë, dhe në shumë indet të tjera. Për shembull, sinteza e kolagjenit. Nga ana tjetër, qelizat e hematopoietike mund të konsiderohen si qeliza që "rrjedhin gjak".Duke filluar nga e para, hulumtuesit ishin në gjendje të krijojnë të dytën. Në themel të suksesit të operacionit, ishte i ashtuquajturi "konvertim i drejtpërdrejtë". Kjo do të thotë se kalimi i qelizave epiteliale në qeliza hematopoietike nuk kërkonte një fazë të ndërmjetme të qelizave të tjera staminale ose burimore, por vetëm duke përdorur ato në dispozicion. Zbulimi është i rëndësishëm, sepse ndoshta do të jetë e mundur për të krijuar gjakun për transfuzion nëpërmjet lëkurës, pa përdorimin e qelizave burimore embrionale njerëzore. Përveç kësaj, kjo mund të shfrytëzohet gjithashtu për pacientët në kimioterapi dhe për ata që kanë nevojë për një transplant të palcës së eshtrave, të tillë si të sëmurët me leuçemi.

Profesor Bhatia thotë: "Tani ne duhet të shikojmë mundësinë e përdorimit të llojeve të tjera të qelizave, për më tepër të atyre epiteliale për të cilat ne kemi tashmë shenja inkurajuese". Rezultatet e këtij hulumtimi janë botuar në revistën “Nature”.

a.e./NOA

KOMENTE