English

Vetëvendosje! uron myslimanët për Bajramin

Prishtinë, 16 Nëntor, NOA – Lëvizja Vetëvendosje! përmes një takimi u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

“Kudo që besimtarët shqiptarë ndodhen, le t’i gjejë ky telegram urimi të bashkuar në këtë ditë që sjell dashuri për njëri-tjetrin dhe për kombin. Dita e Bajramit duhet të na e fisnikërojë edhe më tepër shpirtin tonë në përpjekje drejt lirisë kombëtare, drejtësisë shtetërore dhe barazisë sociale. Kjo ditë ngjall shpresë e cila duhet të kthehet në angazhim”, citon urimi në fjalë.

Duke shtuar se “sot kur shoqërinë tonë e ka përfshirë skamja, mjerimi dhe kriza e vlerave, më shumë se kurrë kemi nevojë për solidaritet e veprim konkret. Për urtësinë dhe udhëzimet morale të librave të shenjtë sot ka nevojë politika më shumë sesa populli. Aty shkruan besoje Zotin dhe duaje vendin tënd; mos i bë keq tjetrit dhe mos vidh”.

n.e/NOA

KOMENTE