English

Zjarr në Shangai, katër të arrestuar

Shangai, 17 nëntor NOA - Policia në Shanghai ka arrestuar katër punëtorë për zjarrin që shpërtheu në një ndërtesë 28-katëshe në qendër të qytetit, i cili ka vrarë 53 njerëz. Sipas hetimeve, zjarri ka qenë rezultuar i saldatorëve të paautorizuar në punime për ristrukturimin e ndërtesës. Mungesa e përvojës në përdorimin e makinerive ka çuar në shpërthimin e një zjarri që më pas përshiu të gjithë ndërtesën.

Nga 70 persona të plagosur të shtruar në nëntë spitalet e qytetit, 17 janë në gjendje kritike, gjë e cila ngre frikën e një rritje të numrit të viktimave. Ndërkohë, sipas informatave të mbledhura dhe të drejtuara nga disa gazetarë kinez, departamenti i propagandës së qeverisë së Pekinit ka ndaluar përhapjen e lajmeve të gazetave lokale në Shangai në lidhje me zjarrin e rënë, duke lënë si burim të vetëm atë të Agjencisë Kina e re.

r.b/NOA

KOMENTE