English

Jepen 1.2 milionë lekë për kurim në Itali të kreut të Akademisë së Shkencave

Tiranë, 17 Nëntor 2010 NOA – Këshilli i Ministrave vendosi sot të japë 1.2 milionë lekë të rinj, për kurimin në Itali, të Gudar Beqiraj, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vendimi që hyn në fuqi menjëherë, erdhi me propozimin të ministrit të Shëndetësisë.

Këshilli i Ministrave saktësoi se Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri “Mallra dhe shërbime”, i shtohet fondi prej një milion e dyqind mijë lekësh, për përballimin e shpenzimeve të kurimit, në Itali, të z. Gudar Beqiraj.

Vendimi kërkon që pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit, kurse ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

e.r/NOA

KOMENTE