Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrolli i AKU zbulon ushqime të skaduara te Conad, Euromax, Big dhe markete të tjera
English

Kontrolli i AKU zbulon ushqime të skaduara te Conad, Euromax, Big dhe markete të tjera

Tiranë, 17 Nëntor 2010 NOA / Rid Bulku - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në disa markete dhe supermarkete në vend dhe ka konstatuar probleme të shumta, mes të cilave dhe mallra të skaduara që janë të rrezikshme për jetën e njeriut.

AKU tha sot se u inspektuan këto supermarkete CONAD (Tek qendra Kristal), EUROMAX (Tek Q.T.U), BIG MARKET, K. M. Y. Masat administrative të ndërmarra ishin sekuestrim e asgjësim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i kadencës, kurse janë lënë detyra për zbatim.

AKU gjatë muajve të fundit ka qenë i pranishëm në tregun ushqimor për të monitoruar e inspektuar këtë sektor të rëndësishëm të shoqërisë. Në bazë të planit të punës të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU, i cili është shtrirë në të gjitha qarqet e Shqipërisë ky institucion ka organizuar inspektime në operatorët e biznesit të fushës së tregtimit të produkteve ushqimore (shitjes me pakicë) të magazinave ushqimore (shitjes me shumicë) dhe të prodhuesve të produkteve ushqimore.

Për të qenë më konkret nga kontrollet e ushtruara në Qarkun e Tiranës, Elbasanit, Lezhës, Fierit, Kukësit, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit e Dibrës janë inspektuar një sërë supermarketesh të mëdha, kompanish të prodhimit të produkteve me origjinë shtazore e magazinash të cilat tregtojnë mallra ushqimorë më shumicë dhe janë vërejtur problematika të tilla si:

Produkte ushqimore të importit të paetiketuara në gjuhën shqipe,

Higjiena e personelit mungonte,

Magazinimi i produkteve ushqimore bëhej në kushte jo të mira higjienike,

Menaxhimi i mbetjeve nuk bëhej në mënyrën e duhur,

Nuk kishte plan kontrolli për brejtësit,

Gjendeshin produkte që iu kishte kaluar afati i skadencës,

Në disa raste të tjera operatori zhvillonte aktivitet pa u pajisur me nje liçensë

Pikërisht për problematikat e mësipërme Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka sekuestruar dhe asgjesuar rreth 3 mijë litra lëngje jo të sigurta të cilat konsistojnë në pije freskuese, lëngje limoni e vaj ulliri të cilave ose i kishte kaluar afati i skadencës ose të cilat kanë rezultuar të dëmshme pas analizave laboratorike. Ndërkohë e njëjta proçedurë, pra ajo e sekuestrimit dhe asgjesimit është ndjekur edhe me produkte ushqimore të skaduara të ruajtura e të tregtuara në kushte të papërshtatshme të cilat mund të bëhen shkak për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, të tilla si koka qengji, qofte të paketuara, sallam, biskota, makarona,çokollata etj. Gjithashtu në rastet e mos pajisjes me etiketë në gjuhën shqipe apo në rastet flagrante të produkteve ushqimore me afat skadence të kaluar AKU ka marrë masën e gjobës apo edhe të pezullimi të licencës për disa subjekte treguese apo prodhuese të produkteve ushqimore.

Nga inspektimet e kryera deri tani rezultojnë pothuajse të njejtat probleme kudo, pohon AKU.

Më poshtë gjeni listën e plotë që vijon:

Qarku Elbasan:

U inspektuan supermarketet e mëposhtme HAKO, ROAD-HOUSE, ECO-FOOD, EL –FRIGO

Masat Administrative:Sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences, i jane lene detyra per zbatim

Qarku Lezhë:

U inspektuan supermarketet e mëposhtme LUCA SH.P K, EURO MATI, Asllan Hoti dhe magazinat ushqimore ERGI PARK, VELLEZERIT MARKU

Masat Administrative:Sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences, pezullim license deri ne plotesimin e kushteve te punes, gjobe, i jane lene detyra per zbatim

Qarku Fier:

U inspektuan supermarketet e mëposhtme VELLEZERIT META, EURO 1, dhe magazinat ushqimore EURONUVA, APOLLON

Masat Administrative:Sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences (mbi 70 % te produkteve), gjobe, i jane lene detyra per zbatim

Qarku Gjirokastër:

U inspektuan supermarketet e mëposhtme KAÇI, LA FAMILIA dhe magazinat ushqimore ELKA dhe SAKO KALEMI

Masat Administrative:Sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences, i jane lene detyra per zbatim

Qarku Kukës

U inspektuan supermarketet e mëposhtme KOVAÇI, dhe magazinën ushqimore VELLEZERIT DEDJA

Masat Administrative:Sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences (kryesisht produkte me origjine shtazore), i jane lene detyra per zbatim

Qarku Korçë

U inspektuan supermarketet e mëposhtme ELISABETA 1 DHE 2 dhe magazinën ushqimore. SOAD-BESHI, ERNIKA

Masat Administrative:Sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences, i jane lene detyra per zbatim

Qarku Dibër

U inspektuan supermarketet e mëposhtme KUDRET ÇENGA dhe magazinën ushqimore. TOMÇINI SH.P.K

Masat Administrative:Sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences, i jane lene detyra per zbatim

r.b/NOA

KOMENTE