Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi letër Ramës: Në 100-vjetorin e Pavarësisë, vendi me parlament dinjitoz
English

Kuvendi letër Ramës: Në 100-vjetorin e Pavarësisë, vendi me parlament dinjitoz

Tiranë, 17 Nëntor, NOA – Kuvendi me anë të një letrë të posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm, Marlind Myftiu, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryesocialistit Edi Rama, rreth mbledhjes së Komisionit Shtetëror për ngritjen e kompleksit të ri parlamentar.

“Siç e dini shumë mirë, rendi i ditës së mbledhjes së sotme ishte përcaktuar dhe vendosur në mbledhjen e kaluar dhe Ju keni rënë dakord. Në mbledhjen e kaluar, në të cilën Ju ishit i pranishëm, u paraqit lista e gjithë studiove arkitekturore më prestigjioze për t‘u ftuar në konkursin për projekt - idenë e Kompleksit të Ri Parlamentar. Edhe për listën e studiove, që do të ftoheshin ju keni rënë dakord. Prezantimi i listës së studiove arkitekturore, që kanë shprehur interes për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar është përcaktuar në rregulloren e konkursit, edhe për këtë, keni rënë dakord”, citon letra në fjalë.

Duke shtuar se në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror u bë prezantimi i 25 studiove më të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur interes për të marrë pjesë në këtë konkurs dhe u vendos që të gjitha këto studio të marrin pjesë në konkursin për projekt - idenë për Kompleksin e Ri Parlamentar.

“Mesa duket, ju z. Rama, me përmbajtjen folklorike të letrës suaj, keni ngatërruar këtë të fundit. me procedurat dhe debatin publik për ndërtimin e Kompleksit të Ri Parlamentar.

Fatkeqësisht, në qëndrimin tuaj edhe sot konstatoj me çudi, se nuk paskeni kuptuar, se për çfarë, ju si anëtar i Komisionit Shtetëror, keni qenë dakord. Pavarësisht nga nervozizmi dhe keqkuptimet tuaja të thella, ne ju konsiderojmë jo si një i ashtuquajtur, por ende si një anëtar të këtij komisioni”, citon ndër të tjera Myftiu.

Duke e garantuar me porosi të kryetares së Kuvendit dhe të Komisionit Shtetëror, “se në 100-vjetorin e Pavarësisë do ta bëjmë Shqipërinë me parlament të ri, funksional, dinjitoz siç e meriton”.

n.e/NOA

KOMENTE