Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mos më prekni me dorë - SHBA shton rezistencën ndaj kontrolleve para fluturimit
English

Mos më prekni me dorë - SHBA shton rezistencën ndaj kontrolleve para fluturimit

Uashington, 17 nëntor, NOA - Pasagjerët e zemëruar të SHBA kanë një hero të ri: Ai quhet John Tyner. Ai refuzoi në fundjavë në aeroportin e San Diegos të hynte në skanerin e trupit dhe pastaj që në vend të kësaj të kontrollohej në trup. Dialogu i pasagjerit John Tyner me kontrolloren e sigurisë, të cilën ai e regjistroi në celular, ndërkohë është kthyer në hit në internet:

"Unë nuk e kuptoj, pse duhet ta lejoj të më ngacmoni seksualisht, për të pasur mundësi që të fluturoj me avion”, thotë Tyner. "Ky nuk është ngacmim seksual", vjen përgjigja. "Do të ishte i tillë, po të mos punonit për qeverinë", thotë Tyner. "Aty poshtë mua mund të më prekin vetëm gruaja ime dhe ndoshta mjeku im".

Amerikanët të revoltuar nga kontrollet

John Tyneri shqiptoi ato fjalë, që do t'u pëlqente t'i thoshin të gjithë amerikanët, të cilët i quajnë kontrollet e reja të sigurisë në aeroportet e SHBA krejtësisht të tepërta dhe prekjen si ndërhyrje në sferën private. Zemërimi në të gjithë vendin është kaq i madh, sa ministrja për Mbrojtjen e Atdheut, Janet Napolitano, u ndie e detyruar që t'i mbrojë publikisht masat e reja të sigurisë:

"Këtë ne nuk e bëjmë se kemi qejf, por sepse duam të mbajmë jashtë avionëve pudra të rrezikshme, substanca xhelatinoze dhe lëngje", tha ajo dhe u përpoq që t'i qetësonte kritikët: ne jemi të hapur dhe do të ndërmarrim, po qe e nevojshme, ndryshime. Shoqatave të pasagjerëve kjo nuk u mjafton, ata bëjnë thirrje për protesta:

Në 24 nëntor, një ditë para Thanksgiving dhe njërës nga ditët me më shumë udhëtime në vit, ata duan ta demonstrojnë pushtetin e tyre. Pasagjerët do t'i refuzojnë skanerat truporë dhe në vend të kësaj do të kërkojnë që të preken në një dhomë të veçuar, në prani të një dëshmitari. Ideja, që fshihet pas kësaj: koha e nevojshme shtesë, që do të duhet do ta bllokojë të gjithë sistemin dhe do t'i detyrojë autoritetet të bëjnë ndryshime.

Përbëjnë skanerat rrezik për shëndetin?

Krahas çështjes, nëse skanerat truporë depërtojnë në një mënyrë të palejueshme në sferën private, kritikët kanë edhe një shqetësim tjetër: një rrezikim të mundshëm të shëndetit. Disa sindikata pilotësh u kërkuan javën e kaluar anëtarëve të tyre që t'u shmangeshin skanerave, sepse ata mund të transmetojnë doza të rrezikshme rrezatimi. Ndërkohë në debat është përfshirë edhe ish-piloti më i shquar i SHBA, Sully Sullenberger, burri që arriti të ulë në janar 2009 pa e shkatërruar një avion pasagjerësh, në lumin Hudson të Nju Jorkut:

"Ne pilotët u ekspozohemi rrezatimeve shumë më tepër se sa qytetarët normalë dhe prandaj duhet t'i shmangemi çdo doze tjetër, sado e vogël qoftë ajo", i tha Sullenbergeri CNN-it.

Napolitano mbron masat e sigurisë

Ministrja për mbrojtjen e Atdheut Napolitano e hedh poshtë këtë argument: për pasagjerët dhe për pilotët: Rrezatimi prej skanerave truporë është kaq i vogël, sa është thuajse i pamatshëm, thotë Napolitano. Njeriu ndodhet i ekspozuar te një skaner ndaj së njëjtës sasi rrezatimi, përballë së cilës ndodhet në kohën, kur fluturon 2 minuta më avion. Por ky mendim nuk mbështetet nga të gjithë shkencëtarët. Kështu përshembull në maj shkencëtarë nga Kalifornia i shkruan Shtëpisë së Bardhë dhe e paralajmëruan që skanerat truporë mund ta rrisin para së gjithash tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem imuniteti të dobët rrezikun e kancerit dhe të problemeve të tjera shëndetësore.

Deutsche Welle

KOMENTE