English

Dhunë në Haiti, një tjetër viktimë

Haiti, 19 nëntor NOA - Një burrë është vrarë me armë zjarri në Haiti dhe shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve mes paqeruajtësve të OKB-së dhe demonstruesve në Cap Haitien në veri të vendit.

Njoftimi u bë nga autoritetet, por pa specifikuar nëse viktima është një ushtarak i OKB-së apo një protestues. Një ekip vullnetarësh amerikanë u sulmua nga persona të armatosur, ndërsa përpiqeshin për tu larguar nga qyteti: asnjëri prej tyre nuk u dëmtua. Përleshjet në qytetin e dytë në Haiti shpërthyen mes protestuesve dhe një patrullë të Misionit të Kombeve të Bashkuara për Marrëveshjen e Stabilizim në Haiti (MINUSTAH). Ende nuk është bërë e ditur nëse viktima është një ushtar i OKB-së apo një protestues. Zëdhënësi i OKB-së Vincenzo Pugliese, nuk e ka konfirmuar vdekjen dhe pohoi se të punësuarit e OKB-së nuk kanë zbatuar punën e tyre për shkak të gjendjes së tensionit të madh.

r.b/NOA

KOMENTE