English

Edgar Junior Çani, histori suksesi e një shqiptari në Itali

Romë, 18 nëntor, NOA – Në një portret të veçantë, mediat italiane kanë pasqyruar këto ditë jetën e Edgar Junior Çanit, futbollistit 21-vjeçar i cili pret të marrë nënshtetësinë italiane.

Historia e tij e çuditshme nis si ajo e qindra emigrantëve në shtetin përtej detit, ku ai mbërriti në Puglia, për të vijuar më pas në Perugia ku menjëherë mori theksin tipik të kësaj zone, duke i lënë të habitur ata që flasin me të.

E ndërsa luante, ai u vu re nga një vëzhgues i cili i raportoi institucionit të futbollit të të rinjve në Abruzzo. Por ka një problem i cili nuk është i parëndësishëm: sulmuesi nuk mund të regjistrohej si shqiptar në skuadër.

E duke nisur fillimisht në Pescara, me një shumë që s’i afrohej vlerës së tij të vërtetë, shqiptari Çani filloi edhe me rritjen e tifozëve të tij.

Trajneri i tij në Pescara, Mimmo Gentile, thotë se djaloshi duket i fortë, pavarësisht se nuk ka pasur një arsim të futbollit.

“Ai ka arritur një standard që më parë ishte e pamendueshëm për moshën e tij, dhe ne mendojmë se do të vazhdojë të përmirësohet, i ka të gjitha mundësitë për të lulëzuar dhe të ketë sukses në futboll", pohon ai për djaloshin shqiptar me krenari.

Rruga është ende e gjatë, megjithatë ai po shfaq një talent për t’u admiruar ..

n.e/NOARead phonetically

KOMENTE