Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hasi i Bashkuar
English

Hasi i Bashkuar

Zyrih, 18 nëntor, NOA/ Nga Gani Qarri* – Demjani, ky “mesi i artë” i rajonit, është njëri ndër fshatrat më të mëdha në Has që bashkon dy pjesët e ndara administrative të kësaj krahine në Kosovë.

Fshati sikur mbahet me shpinën e mbështetur fort në malet e Pashtrikut i cili me trupin e tij të madh, na bashkon si vëllezërit siamezë me fshatin Vlahnë të krahinës së Hasit në Shqipëri, fshat ky që ka bërë shumë për UÇK dhe shqiptarët gjatë luftës për liri në Kosovë.

Demjani në shtrirjen e tij të gjerë ka tri bashkësi lokale: lagja kryesore e tij është qendra e fshatit, në anën e djathtë ka lagjen e Shehut e cila bashkohet si me afërsinë e shtëpive dhe tokat e përbashkëta me fshatin Kushnin i cili sipas ndarjes administrative i takon komunës së Prizrenit, kurse në të majtë të fshatit janë fshatrat hasjane që administrohen nga komuna e Gjakovës si Gërqinë, Goden e Blinajë për të vazhduar me Bishtazhin, Dolë, Moglicë, Raqë etj, derisa në pjesën ballore ka paralagjet Pnish Muhadër që janë pothuajse të bashkuara me fshatrat Ujzë e Fshej të cilat shtrihen deri te Ura e Shejtë legjendare nën të cilën kalon Drinin e Bardhë duke vizatuar përkufizimin e Hasit, përskaj fshatrave Rogovë e Hasit, Romajë, Lukinaj Krajk dhe Gjonaj, për të vijuar pastaj rrugëtimin në Shqipëri deri në derdhjen e tij në liqenin e Fierzës.

Ndarja e padrejtë e krahinës së plotë të Hasit ndodhi pas Konferencës së Londrës në vitin 1913, si pasojë e luftërave ballkanike, me ç`rast erdhi deri te caktimi i vijës së tillë kufitare që ndau Hasin dhe kombin përgjysmë në fillim të shekullit XX.

Vendimet jo të drejta të asaj konference për caktimin e kufijve të Shqipërisë sollën deri te ndarja e kombit dhe trojeve tona,një pjesë e mirë e të cilave ra nën pushtimin e vendeve fqinje, ndaj ashtu si shteti shqiptar, që kufizohet përgjatë gjithë vijës kufitare me shqiptar autokton,edhe pjesët e ndara të krahinës së Hasit, fillim e mbarim përgjatë të brendësisë së tyre, kufizohen në mes veti.

Ndarja e kombit ndau përgjysmë edhe Hasin, ndarje kjo e cila e futi këtë anë në një izolim të thellë afro njëqind vjeçar, duke e gjymtuar veçmas pjesën nën pushtim të krahinës së Hasit,me ndarjet që përfshin edhe familjet, të afërmit e farefisin ,ndarje të rënda edhe shpirtërore këto të cilat u shoqëruan edhe me gjak e dhembje,për të mos harruar edhe ndarjet kulturore dhe etnografike, të cilat për fat të keq edhe sot vazhdojnë.

Krahinës së Hasit si tërësi etnike shqiptare me shtrirjen e tij gjeografike, kufijtë në pjesën më të madhe, ia përcaktojnë rrjedhat e degëve të lumit Drini i Bardhë; Në veri dega e lumit Drin-Ereniku e përkufizon me Krahinën e Rekës, kurse duke filluar nga ana lindore, Drini i Bardhë e përkufizon me Anadrininë (Podrimën) për të vazhduar në jug dhe ne perëndim,me rrjedhën e po këtij lumi i cili e përkufizon me krahinën e Lumes dhe Malëziut, deri me derdhjen e Drinit të Bardhë në liqenin e Fierzës, ndërsa ne veri-perëndim nga krahina e Bytyçit e cila i takon rrethit të Tropojës, e ndan përroi i Skatinës. Krahina e plotë e Hasit Hasi si tërësi ka një sipërfaqe prej afro 745 km2 dhe 60.000 banorë, por ndarja e tij fatkeqe e ka përgjysmuar jo vetëm si territor, por ka penguar zhvillimin dhe ngritjen e tij si krahinë, madje duke qenë edhe si rajon ndërkufitar, interesimi për zhvillimin e tij ka qen jo vetëm i mangët por edhe i penguar përafërsisht në përmasa të njëjta nga shteti, në të dy anët e territorit të tij. Hasi i Shqipërisë

Është një nga 36-të rrethet e shtetit shqiptar me një sipërfaqe prej 374 km2 dhe afro 22.000 banorë, me kryeqendër Krumën, por edhe pse e ka mbi gjysmën e territorit të krahinës së Hasit, ai ka vetëm një të tretën e banorëve të njësisë etnografike të Hasit. Hasi i Kosovës Territori i tij apo gjysma e krahinës së Hasit me rreth 371 kilometra katrore dhe popullsi rreth 40.000 banorë jo vetëm se edhe sot pas 100 vjetësh është i ndarë nga tërësia e Krahinës së tij, por pjesa e Hasit në Republikën e Kosovës, pas ripushtimit dhe vendosjes së pushtetit komunist jugosllavë para afro 60 vitesh, ka pësuar edhe një ndarje të “brendshme” përafërsisht 50=50 në mes të dy administratave komunale,nga Komuna e Prizrenit dhe ajo e Gjakovës, edhe pse para kësaj kohe, edhe pjesa e Hasit në Kosovë,kishte herë pas here komunën e sajë në njërin nga fshatrat e kësaj treve e më së shpeshti përmendet Demjani, Zymi, Rogova e Hasit etj.

Por, si kultivues besnik dhe ruajtës i denjë i kulturës,dokeve dhe traditave hasjane, është dëshmuar fshati Gjonaj i cili me devotshmëri organizon, për çdo vit manifestimin tashmë tradicional “Hasi Jehon” që shumë vite me radhë.

Megjithatë Hasi në të dy anët e kufirit në krahasim me pjesët tjera të vendit,është dhe mbetet ndër krahinat më të pa zhvilluara në të dy shtetet shqiptare,ndaj edhe Krijimin e një Qendre Komunale dhe bashkimin e Hasit e bën të domosdoshëm sot më shumë se kurrë edhe gjendja shumë e rëndë ekonomike, pa asnjë investim serioz në punësimin e të rinjve, pa infrastrukturë ekonomike,dhe pa ndonjë premtim perspektiv për rregullimin e këtyre problemeve në një të ardhme të afërt në këto anë.

E drejta e hasjanëve për krijimin e një komune dhe bashkimin e territoreve të ndara trup e tërthor,në mes komunash e shtetesh, nuk mund të realizohet vetvetiu, pa organizimin e mirëfilltë dhe artikulimin e kësaj Kërkese të drejtë,në mënyrë Serioze dhe të vendosur, e cila pas afro 12 vitesh në liri,mund të përmbushte shpresat e kahmotshme të banorëve hasjanë për bashkim.

Hasjanët kështu siç janë të ndarë,nga pikëpamja regjionalo-komunale, përfshi ndarjen e territorit të Hasit edhe në dy shtete, mbeten edhe më tej ndër regjionet më të pa zhvilluara,dhe të zhveshur pothuajse nga çdo e arritur e jetës në liri, gjë që nuk mund të thuhet edhe për pakicat nacionale në Kosovë,t ë cilat me bashkimin e dy-apo tri fshatrave sado të vogla qofshin, krijojnë komunat e tyre.

Në Has edhe sot e kësaj dite mungon një iniciativë, apo staf udhëheqës i intelektualëve nga rajoni, që do ta parashtronte kërkesën për krijimin e një komune në trevën tonë. Bashkimi i krahinës së ndarë të Hasit,apo bashkim ndër hasjanë do të nënkuptonte edhe bashkimin kombëtar,duke qepur një herë e mirë,prerjen e thellë të plagës së vjetër, nga vënia e dhunshme e kufirit sllavë,mes për mes tokave shqiptare, kufi që edhe sot mbanë gjallë, ndarjen tonë rajonale dhe kombëtare.

Hasi në Kosovë, me mbi njëzet fshatra të ndara në dy qendra administrative komunale, pothuajse në çdo kohë dhe cilin do regjim që ka kaluar këtej pari, ka patur edhe një qendër të vetën komunale por që nga vendosja e komunizmit jugosllav, e deri më tani edhe pas afro dymbëdhjetë viteve të jetës në liri dhe programit të decentralizimit, përmes të cilit program edhe disa rajone shqiptare arritën, të krijojnë komunat e tyre, hasjanët në Kosovë, nuk arritëm asnjë herë ta artikulojmë kërkesën për krijimin e një komunë në Has.

Komunë e cila na duhet shumë më shumë se një apo dhjetëra përfaqësues hasjanë që gravitojnë të heshtur, të pa parë e të pa dëgjuar qosheve të institucioneve tjera komunale ku zëri i tyre i shurdhuar nga shumicat dominuese, as që lë të dëgjohet fare.

Ndaj të gjithë ata kandidatë që pretendojnë votën e banorëve të kësaj treve, duhet jo vetëm të premtojnë por të punojnë seriozisht për bashkimin e trevës së Hasit në Kosovë dhe krijimin e një qendre të përbashkët komunale, si parakusht për hapjen e rrugës procesit të bashkimit rajonal hasjan dhe atij kombëtar shqiptar.

*Shkrim i dërguar nga autori për NOA

KOMENTE
  • Viktori Metalia01:11 - 29 Shtator 2011
    ....shum mir pske permbledh shum gjera