Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompania farmaceutike “Megapharm”: PS, po mashtron opinionin
English

Kompania farmaceutike “Megapharm”: PS, po mashtron opinionin

Tiranë, 18 Nëntor, NOA - Nisur nga disa akuzat publike që kanë mbërritur drejt saj ditët e fundit nga selia rozë, kompania farmaceutike “Megapharm” ka bërë me dijeni përmes një deklarate zyrtare se “është kompania më e vjetër farmaceutike në tregun shqiptar dhe se që prej themelimit e në vazhdim është pronë e tre aksionerëve me të drejta dhe përqindje të barabarta pronësie”.

“Kjo kompani e ushtron veprimtarinë e vet në fushën farmaceutike që prej 16 vjetësh, duke bashkëpunuar në mënyrë te ndershme dhe korrekte me tregun privat shqiptar dhe tregun spitalor shtetëror, duke respektuar të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, si në planin teknik farmaceutik ashtu edhe atë tatimor”, citon deklarata.

Duke shtuar se gjatë vitit 2010, kompania “Megapharm” nuk ka marrë pjesë në asnjë tender të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ajo ka marrë pjesë në tendera të hapur, transparentë dhe elektronikë, të zhvilluar nga çdo spital rajonal, në mënyrë të pavarur dhe të mbikqyrur nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP). Tenderët ku ajo ka marrë pjesë janë shumë me tepër sesa ato që ka fituar. Shifra e deklaruar prej 9 milionë euro gjoja e fituar në tendera, është disa here me e madhe se sa e vërteta, duke përbërë një mashtrim deklarativ me shifra astronomike, të qëllimshëm, për të impresionuar publikun, e nxitur nga konkurentë të kompanisë “Megapharm” afër këtyre deputetëve dhe të përkrahur prej tyre”, citon më tej deklarata.

Duke bërë thirrje në fund ndaj deputetëve të PS-së, që t’i japin fund kësaj loje të cilën e ka cilësuar si “të pandershme të mashtrimit të opinionit, sepse përmes saj nuk synohet asgjë tjetër veç dëmtimit të qëllimshëm të imazhit dhe biznesit të kësaj kompanie”.

n.e/NOA

KOMENTE