Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur heshtja hesht
English

Kur heshtja hesht

Heshtja ndonjëherë është nxitje, ndonjëherë maturi intelektuale dhe ndonjëherë, revoltë. Kur heshtja hesht ndodh atëherë kur gjësendi apo trupi fizik nuk zhvillohet normalisht drejt një progresi të nevojshëm duke hasur në rezistencë akute për ta ushtruar veprimin përkatës, andaj përfiton një vullnet vakum që është jashtë çdo zhvillimi të mundshëm natyror. Pra, nxit revoltë kundrejt çdo gjëje të hidhur. Paraqitja e saj ndodh atëherë, kur çdo lloj procesi natyror i cili nuk arrin të këmbehet lirshëm si pasojë e një zhvillimi të nevojshëm mbi planet dhe realitetin njerëzor...

Nga Bujar Plloshtani*

Heshtja ndonjëherë është nxitje, ndonjëherë maturi intelektuale dhe ndonjëherë, revoltë. Kur heshtja hesht ndodh atëherë kur gjësendi apo trupi fizik nuk zhvillohet normalisht drejt një progresi të nevojshëm duke hasur në rezistencë akute për ta ushtruar veprimin përkatës, andaj përfiton një vullnet vakum që është jashtë çdo zhvillimi të mundshëm natyror. Pra, nxit revoltë kundrejt çdo gjëje të hidhur. Paraqitja e saj ndodh atëherë, kur çdo lloj procesi natyror i cili nuk arrin të këmbehet lirshëm si pasojë e një zhvillimi të nevojshëm mbi planet dhe realitetin njerëzor... Mosrealizimi i çështjes apo fenomeneve të dëshiruara nxit revoltë, ndërsa revolta shtyn drejt heshtjes që zbeh gjithçka duke të shtyrë me mjete të dhunshme të heqësh dorë nga planet vetjake. Plani i dëshiruar në qiell, njeriu në tokë, ky është ndryshimi që sjell heshtjen, atë që të detyron të shmangësh nga gjithçka. Njeriu shpirtëror kthehet drejt mureve të tij dhe humb çdo guxim sapere aude ndaj natyrës fizike. Kjo heshtje godet në drithërimat shpirtërore duke tronditur forcën intuitive dhe dashurinë shpirtërore, pasi vetëm kështu ambiciet për jetë fatlume bien në humbëtirë të zakontë, dhe humb çdo shkëlqim për vullnet të domosdoshëm ndaj jetës. Dhe heshtja mbulon fjalët, por jo dhe drithërimën shpirtërore. Ka të bëjë me një zhgënjim totalisht të forcuar, që rrënon muret e kësaj ekzistence të brishtë. Në marrëzi të këtij nënqielli, dashuria dhe liria të themi me nën fjalë nuk na krijojnë dot jetë të përsosur, por mbeten më shumë një tendencë drejt këtij rrugëtimi transit tonin që ndërlikojnë sistemin tonë shpirtëror kundrejt qëllimeve dhe ideve tona vetjake. Brenda fjalës “dashuri” mbase ne përjetojmë sfilitjen apo vuajtjen; brenda fjalës “liri” mbase ne përjetojmë shtypjen dhe fatin. Dhe heshtja mbulon fjalën, dashurinë, ekzistencën, zotin, por jo dhe drithërimën e shpirtit. Kjo udhë pra, kur heshtja hesht paraqet nxitimin e rënies së lirë nga qiejt e largët që lëshon copëza ciflash të vobekta poshtë tokës së ftohtë. Është e ndryshueshme në vartësi të referimit të zotit, që përkon me forcat e tij hyjnore drejt njeriut për ta nxitur dhe më tej revoltës shpërthyese...

Kur heshtja hesht, ne totalisht pushojmë së qenuri me vetveten në vartësi me qenien e domosdoshme, sepse në këtë ekzistencë asgjë nuk përkon me vullnetin e lirë dhe dëshirën tonë për t’iu përkushtuar ambicieve dhe interesit. Edhe pse heshtja e tillë na mbulon si hije mbi horizont, një vetmi dritash sipër qiellit ne kërkojmë me zili t’i shquajmë të metat e një syri dashakeq. Kjo heshtje na errëson qiejt për të mos vazhduar më tej. Më kot, mbetet vetëm një tendencë e zakonshme ku qëllimi rrënohet në hon. Kur heshtja hesht na godet dhe na pret tejpërtej nga kjo gjendje e kapluar pesimiste, por veçse nuk na gjunjëzon tërësisht. Sikur të heqësh dorë nga gjithçka që të fle në zemër, e të rikthehesh drejt gjithçkaje të huaj, ky është vullneti i kësaj heshtjeje që të mbërthen me çdo kusht për t’u dorëzuar. Shtrëngon të gjithë sistemin inteligjent, dhe e kthen përmbys duke mos futur asnjë monedhë të ndritshme. Kur heshtja hesht ndryshimi ndodhet midis revoltës dhe maturisë. Të heqësh dorë nga revolta për t’u nënshtruar ndaj syrit dashakeqës, ose të shqyrtosh lëndët dhe lëvizjet fizike si pasojë e një intelekti racional, ku hedhin poshtë çdo nxitje të së keqes, që me kohë për t’u transformuar në të mirën e nevojshme...

Edhe trupi fizik i yni nëse do të ndeshej me heshtjen do t’ia ngurtësonte jetën me çdo kusht, por veçse një drithërimë shpirtërore kapërcen më të fshehtat shkallë të mendimit mbi heshtjen që pezullon vetëdijen tonë të kthyer në formë fizike. Edhe shpejtësia e kësaj revoltë sado që të ishte e madhe, nuk do të arrinte të gjunjëzonte një shpirt drithërues, që kthen sërish paqen dhe dashurinë e realitetit njerëzor. Kur heshtja hesht nxit revoltën dhe mbase mund të vakumojë çdo proces fizik e shoqëror, por jo dhe drithërimën shpirtërore. Ligjet fizike të natyrës sado teka hënore të kenë, realisht nuk do të kenë aftësi për të ndryshuar drithërimën shpirtërore në nxitje drejt revoltës, sepse, kjo drithërimë shpirtërore është forcë hyjnore që tejkalon përtej çdo kohe e hapësire qiellore. Kjo do të thotë që heshtja ka një pikë ku mund të ndalojë të keqen e saj, ndërsa drithërima shpirtërore nuk ka asnjë pikë dhe se zgjerohet pafundësisht në mënyrë konstante sipas virtytit dhe ndërgjegjes njerëzore. Edhe zoti që do të nxiste heshtjen vakuume ndaj njeriut nuk do të arrinte dot ta kthente përmbys edhe drithërimën shpirtërore të tij, vetëm në një rast kur shpirti humb drithërimën dhe magjinë e tij frymëzuese. Prandaj, heshtja ka një fund të hidhur, ndërsa drithërima shpirtërore mund të tejkalojë gjithçka, vetëm atëherë kur nuk humb magjinë e saj frymëzuese...

* Shkrim i dërguar nga autori

KOMENTE