Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Princi Uilliam do të martohet me unazën e Ledi Dajanës
English

Princi Uilliam do të martohet me unazën e Ledi Dajanës

Londër, 19 nëntor - Fejesa zyrtare e Princit Uilliam dhe të dashurës së tij që u bë e ditur disa ditë më parë, duket se ka pasur interesin e medias për atë, që pa dyshim do të jetë një ngjarje e madhe e Anglisë. Gjithçka duket se ka filluar me unazën e martesës.

Princi Uilliam i ka dhuruar të fejuarës, Kate Middleton, unazën e nënës së tij Ledi Dajana.

“Safiri i rrethuar nga 14 diamante është një objekt shumë i veçantë për mua. Kjo është mënyra ime për të bërë që nëna ime të mos jetë e përjashtuar nga kjo ditë dhe entuziazmi i pjesës tjetër të jetës sonë që ne do të kalojmë së bashku”, ka thënë trashëgimtari i fronit anglez. Gjatë konferencës për shtyp në St James's Palace, edhe princesha e ardhshme është shprehur për rëndësinë e këtij evenimenti dhe dasmës që do të bëhet vitin e ardhshëm.

"Duke u bërë princeshë është një përgjegjësi që më bën të kem pak frikë - ka thënë nusja e ardhshme - por për fat të mirë, Uilliam është një mësues i mirë dhe do të më ndihmojë në këtë udhëtim të vështirë".

a.e/NOA

KOMENTE