Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama letër ndërkombëtarëve: Heq dorë nga fletët e votimit, jo më bojkot Kuvendit
English

Rama letër ndërkombëtarëve: Heq dorë nga fletët e votimit, jo më bojkot Kuvendit

Tiranë, 18 nëntor, NOA – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka dërguar sot një letër përfaqësuesve të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian në Tiranë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi ofertën e kësaj force politike për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Shumë të shqetësuar për zgjatjen dramatike të krizës, për shkak të mungesës së gatishmërisë së qeverisë për të pranuar zgjidhjet e ofruara e kemi parë të udhës, të bëjmë një ofertë të re”, nis letra në fjalë. Duke vazhduar se kjo ofertë bazohet “mot a mot” në Rezolutën e Parlamentit Evropian.

“Kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar një çështje me rëndësi të veçantë kombëtare siç është zbatimi i ligjit në zgjedhje”, vijon më pas ajo.

Një fakt tjetër i parashtruar brenda saj është edhe ai i dhënies ndaj këtij komisioni të një mandati të plotë për hetimin e kutive të materialeve zgjedhore, duke sqaruar se kjo kërkesë i është parashtruar edhe kryeministrit, duke i vënë theksin faktit që hetimi “nuk përfshin fletët e votimit”.

“Pra, për hir të kompromisit të domosdoshëm që t’i japim fund krizës politike në vend, ne nuk i kërkojmë fletët e votimit për këtë hetim, dhe nuk e kushtëzojmë marrëdhënien tonë të mëtejshme me parlamentin, me fatin e fletëve të votimit. Por është shumë e rëndësishme që të theksohet se pavarësisht opinionit tonë të pandryshuar lidhur me të drejtën e padyshimtë të parlamentit për të hetuar edhe fletët e votimit, ne kemi ndryshuar në funksion të zgjidhjes me kompromis të problemit të transparencës përmbajtjen e kërkesës sonë ...” (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE