Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rasti i mburojës raketore të NATO-s
English

Rasti i mburojës raketore të NATO-s

Nga “International Herald Tribune”

Kur 28 vendet aleate të takohen të premten në Lisbonë, një nga çështjet më të rëndësishme në agjendë do të jetë shqyrtimi i rrezikut real dhe në rritje në rajonin trans-atlantik: përhapja e armëve për shkatërrim në masë dhe mjetet e shpërndarjes.

Aktualisht, NATO-ja ballafaqohet me ambient sigurie si asnjëherë në historinë e saj. Kërcënimi i një konflikti të madh konvencional në Evropë – shqetësim për të cilin NATO-ja është themeluar – praktikisht është zhdukur. Agjenda e viteve ‘90, që kishte të bënte me shtrirjen e parimeve të demokracisë, lirive individuale dhe sundimit të ligjit në gjithë Evropën, është larg realizimit përfundimtar, por është në rrugë të drejtë. Tash, forcat e globalizimit kanë sjellë sfida të reja sigurie për hapësirën veriatlantike. Më akut është kërcënimi me armët për shkatërrim në masë përmes raketave balistike. Sistemet e raketave balistike janë duke u bërë me fleksibile, mobile dhe më të sakta. Shtrirja e tyre është duke u shtuar, duke vënë popullatën dhe territorin e rajonit të Atlantikut në rrezik të shtuar. Njëkohësisht, disa shtete janë duke çuar përpara projektet e disponimit të kokave bërthamore, kimike dhe biologjike. Diplomacia paraqet vijën e parë të mbrojtjes nga këto rreziqe, por ajo nuk mjafton. Ajo duhet të plotësohet nga kapacitetet kredibile dhe të kushtueshme, në mbrojtje nga raketat balistike. Shi për këtë, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që në Lisbonë, liderët e Aleancës të miratojnë mburojën raketore territoriale si kapacitet i NATO-s. Synimi është që ky sistem mbrojtës t’i mbulojë të gjitha vendet anëtare të NATO-s në Evropë, ndërsa barrën më të madhe do ta bartnin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky sistem me efektivitet do t’i mbronte aleatët evropianë, përkatësisht popullatën dhe territoret e tyre nga sulmet raketore. Në Lisbonë, liderët ballafaqohen me miratimin e shumë vendimeve të rëndësishme për rolin global të sigurisë së NATO-s. Ata do të mbështeten në vlerat e përbashkëta dhe zotimet për ta përgatitur NATO-n për kohët bashkëkohëse. Një nga këto vendime do të jetë edhe thënia “PO” e aleatëve për mburojën raketore territoriale.

KOMENTE