Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia, si një problem i NATO-s
English

Turqia, si një problem i NATO-s

Nga "Wall Street Journal"

Sherri ndërmjet Ankarasë dhe NATO-s rreth mburojës raketore sugjeron se Turqia është duke u bërë anëtare “jashtë kornizave” të Aleancës në operacionet në vendet myslimane.

Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë në pushtet aktualisht refuzon të ofrojë mikpritje për mburojën për faktin që është e drejtuar kundër dy vendeve myslimane – Sirisë dhe Iranit.

Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë e konsideron veten mbrojtëse të politikës së definuar si “civilizimi islamik” dhe rrjedhimisht është afruar me Damaskun dhe Teheranin.

Pasi që ka provokuar krizë me Uashingtonin kur votoi kundër sanksioneve ndaj Iranit në Kombet e Bashkuara, Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë me gjasë do të dëshiroj të shmangë një krizë tjetër me Shtetet e Bashkuara.

Perceptimi i opinionit për mbështetje amerikane të Partisë së Zhvillimit dhe Drejtësisë gjithashtu do të ndihmonte këtë parti në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Rrjedhimisht, gjasat janë të mira që Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë të miratojë mburojën kundër-raketore në Samitin e Lisbonës gjatë këtij vikendi.

Por, ajo mund të kërkojë çmim të lartë për një veprim të tillë – Ankaraja mund të insistojë që informacionet e radarit të mburojës nuk do të ndahen me një vend të tretë, për shembull, me Izraelin.

Pavarësisht nga epilogu, Turqia për herë të parë që kur i është bashkuar NATO-s, në vitin 1952, ka sfiduar një nismë të Aleancës. Dhe, duke bërë këtë, Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë ka veshur identitetin e politizuar religjioz dhe ideologjik.

Për të njëjtat motive, Greqia kishte bllokuar operacionet e NATO-s kundër regjimeve kriminale në Ballkanin perëndimor, duke apostrofuar “afinitetin me vëllezërit ortodoksë”. Partia e Drejtësisë në Turqi do të shfrytëzojë pretekstin e “civilizimit islamik” për të abstenuar nga operacionet e NATO-s në “botën myslimane”.

Kur Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë, e rrënjosur në kundërshtimin anti – perëndimor dhe antidemokratik, kishte ardhur në pushtet në vitin 2002, dukej se nuk tregonte interesim për ta shndërruar NATO-n në forum ideologjik ose në ngatërresa për politikën e jashtme të Turqisë.

Por, duket se kjo ishte vetëm një zvarritje taktike. Partia qeveritare në Turqi fillimisht kishte abuzuar me akuzat për grushtet për ta bllokuar armatën në kazerma, ndërsa kishte arrestuar kundërshtarët e saj veçanërisht nga radhët e gazetarëve dhe ekspertëve të njohur sekular.

Pasi që kishte konsoliduar pozicionin e brendshëm, kjo parti në vitin 2005 inauguroi politikë të re të jashtme, duke e ndarë botën përgjatë vijave religjioze dhe duke u ngritur në mbrojtje të regjimeve kriminale dhe të islamistëve.

Pasi që anëtarësimi në NATO, Turqisë i siguron teknologji vitale dhe pushtet politik, ka pak gjasa që Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë të jetë e interesuar t’i japë fund zotimit të vjetër disa dekada ndaj NATO-s.

Megjithatë, nëse zgjedhjet e vitit 2011 do të mundësojnë çimentimin e pushtetit të saj, Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë do të shfrytëzoj anëtarësimin në NATO për të minuar operacionet në botën myslimane dhe për të mbrojtur botëkuptimin e vet në planin e politikës së jashtme.

KOMENTE