Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje! themelon pikat në Budakovë dhe Bukosh
English

Vetëvendosje! themelon pikat në Budakovë dhe Bukosh

Bukosh, 18 nëntor, NOA - Në kuadër të shtrirjes së rrjetit të saj, Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur dje disa tubime publike në fshatrat Budakovë dhe Bukosh të komunës së Therandës.

Tubimin në Budakovë e përshëndeti kandidati për deputet dhe anëtar i Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, i cili e vuri theksin në dy pika, sovraniteti dhe ekonomia.

Ndërkohë që para të pranishmëve foli edhe kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje!, Alma Lama, e cila elaboroi pikat programore të Lëvizjes që ndërlidhen me drejtësinë.

“Mllefi i qytetarëve është rritur si rezultat i keqqeverisjes dhe implikimit të politikës në sistemin e drejtësisë. I vetmi shpëtim, në këtë aspekt është shmangia e politikës nga sistemi i drejtësisë”, theksoi Lama.

Në fund të tubimit qytetarët shprehen gatishmëri për t’u aktivizuar në Lëvizjen Vetëvendosje! fillimisht nëpërmjet anëtarësimit dhe themelimit të Këshillit për Zhvillimin e Pikës së Lëvizjes në Budakovë.

Takimi tjetër me qytetarë u mbajt po ashtu të mërkurën, në fshatin Bukosh të komunës së Therandës. Edhe këtu shumë qytetarë i priten kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje!, Alma Lama dhe Glauk Konjufca. Pas prezantimit të programit të Lëvizjes nga ana e aktivistëve, u hap një debat i gjerë me bukoshasit rreth situatë së rëndë politike e ekonomike në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE