Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Balkanika” përzgjedh Blushin dhe Kadarenë
English

“Balkanika” përzgjedh Blushin dhe Kadarenë

Tiranë, 19 Nëntor, NOA/Milena Selimi - Juria Kombëtare e Çmimit Letrar “Balkanika”, me kryetar prof. Jorgo Bulon, midis shkrimtarëve dhe veprave më të mira të viteve 2008 dhe 2009, përzgjodhi për t’ia propozuar Jurisë Ndërkombëtare veprën më të mirë për vitin 2008 romanin “Të jetosh në ishull” të shkrimtarit Ben Blushi dhe veprën më të mirë për vitin 2009 romanin “E penguara” të shkrimtarit Ismail Kadare.

Këto vepra, do të përfaqësojnë letërsinë shqipe në konkurimin midis veprave më të mira të letërsive ballkanike në edicionin e 12-të dhe të 13-të të çmimit “Balkanika”.

Autorët dhe veprat fituese të çmimit “Balkanika” do të shpallen nga Juria Ndërkombëtare në një ceremoni të veçantë në qytetin historik të Vlorës më 28 Nëntor 2010. Kjo veprimtari organizohet nga Instituti i Librit dhe i Promocionit “Toena”, përfaqësues i Çmimit Letrar “Balkanika” në Shqipëri.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE