Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Korrupsioni do të jetë gjithnjë problem, do përdorim teknologji moderne dhe kurs neoliberal
English

Berisha: Korrupsioni do të jetë gjithnjë problem, do përdorim teknologji moderne dhe kurs neoliberal

E PLOTE

Tiranë/Vjenë NOA/APA/ Irma Toptani– Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha pret shumë nga liberalizimi i vizave, i cili do të hyjë në fuqi për vendin e tij brenda një muaji (më 15 Dhjetor). Qytetarët shqiptarë pas kësaj date mund të udhëtojnë pa viza në hapësirën Europiane Schengen – duke përfshirë edhe Austrinë.

Në një intervistë telefonike për APA (Agjencia Austriake e Lajmeve), Kryeministri Berisha i tha gazetarit Martin Richter se për Shqipërinë, e cila gjatë diktaturës staliniste ishte jashtëzakonisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës dhe nga vetë shtetet e ish-bllokut lindor, kjo përbën një ngjarje” tejet të rëndësishme.

“Për ekonominë shqiptare – thotë mjeku i dikurshëm- kjo ka efekt të ngjashëm me një transfuzion gjaku“. Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si një sukses personal. Gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar ai kishte premtuar ta realizonte këtë synim brenda një viti. Shefi i Qeverisë tha se “për këtë unë ndihem shumë, shumë i lumtur“, edhe pse këtë afat nuk e ka respektuar plotësisht. “Në të ardhmen, afaristët shqiptarë nuk do të kenë më probleme gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit dhe kjo përbën” gjak të freskët për ekonominë”.

Nisur nga fakti që shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund t’i shohin më shpesh familjet e tyre dhe që te rinjtë mund të udhëtojnë do ta bëjnë edhe më konkrete perspektivën europiane të Shqipërisë. Lidhur me mekanizmin e mbikëqyrjes të të ashtuquajturve azilkërkues të rremë të cilësuar si një “|pedal frenues” në procesin e liberalizimit të vizave nga Sekretari Belg i Shtetit për Azilin, Melchior Wathelet, në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, Berisha tha se sot Shqipëria është një vend tërësisht i ndryshëm, dhe se në disa fusha të caktuara, ai mund të matet me vende anëtare të BE-së. "Unë nuk njoh ndonjë vend që të ketë ndryshuar aq shumë sa vendi im“

Veç kësaj, Qeveria e tij do të jetë e gatshme që të arrijë standardet e nevojshme dhe në rast se do të ketë ndonjë abuzim me lirinë e vizave, ajo do të bashkëpunojë me shtetet e zonës Schengen, të cilat e kanë ndihmuar nga afër Shqipërinë.

Qindra, për të mos thënë mijëra shtetas të Serbisë dhe Maqedonisë, pas heqjes së detyrimit për vizë vitin e kaluar bënë kërkesë për azil. Megjithëse ishte pothuajse e sigurt se kërkesat për azil do të refuzoheshin, në rastin e Suedisë, kthimi i tyre i kushtoi asaj 500 Euro për person.

Si hap tjetër për përafrimin në BE, Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat. Gjatë bisedës me APA-në, Kryeministri Berisha nuk dha ndonjë afat konkret. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2009, megjithë rezervat publike nga ana e Brukselit, Berisha e paraqiti kërkesën për anëtarësinë në BE. Ai theksoi me atë rast se “Ky është projekti kryesor dhe me interes jetik për vendin tim”; për këtë qëllim, ne do të bëjmë gjithçka për të qenë të suksesshëm”.

Shqipëria do të kishte mjaft përfitime nga statusi i kandidatit të BE-së. Aktualisht, Shqipëria ka statusin e “kandidatit potencial”.

Sidoqoftë, Komisioneri i Zgjerimit i BE-së, Stefan Fyle mendon se gjatë vitit 2011 Brukseli do të japë një rekomandim pozitiv. Për këtë është e nevojshme që si qeveria dhe opozita në Tiranë të lenë mënjanë konfliktin e tyre pasi Opozita Socialiste nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke kërkuar rinumërimin e tyre. Për këtë arsye, ajo e ka bojkotuar për muaj të tërë veprimtarinë në Parlament; për pasojë, një ndër ligjet e shumtë për krijimin e Gjykatës Administrative, e kërkuar nga vetë sipërmarrësit nuk mundi të miratohej për shkak të mungesës së shumicës së cilësuar.

Berisha thotë se kjo ishte zgjedhja e Shefit të Opozitës, Edi Rama për të dëmtuar Shqipërinë“. Por, sërish sipas fjalëve të tij, ndërmjet tij dhe zotit Rama ka një bazë bisedimesh.

Gjithsesi, Berisha nuk dëshiron asnjë dhuratë në procesin e integrimit Evropian, por vetëm një “gjykim të mbështetur mbi performancë”. Ndaj, ai thotë se nuk lufton vetëm kundër shifrave dhe fakteve, të cilat duhet të përmirësohen edhe më tej, por edhe kundër imazhit të keq e të trashëguar të Shqipërisë, lidhur me Varfërinë, Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por edhe në këto drejtime, ka patur përmirësime që u shfaqën edhe në rastin e liberalizimit të vizave.

”Korrupsioni? – ai do të jetë gjithnjë një problem por që do të mposhtet mbi të gjitha, me teknologji moderne dhe me një kurs neoliberal - Me një aparat administrativ të lehtë dhe me outsoiurcing, si dhe nëpërmjet vazhdimit të procesit të privatizimit tashmë të përfunduar dhe me informatizimin e proceseve përkatëse; kësisoj, do të krijohet transparenca e nevojshme, e cila do t’ia bëjë më të vështirë jetën korrupsionit. Tregues i suksesit në këtë drejtim është çmimi që Shqiperia ka marrë nga OKB-ja, si vendi i parë që ka dixhitalizuar tërësisht proceset e shërbimit publik. Më parë, për regjistrimin e një firme nevojiteshin 42 Ditë dhe shpenzime deri në 4.000 Euro. “Ndërsa sot – thotë Berisha - ky proces zgjat vetëm gjysmë ore dhe kushton vetëm 1 Euro”.

Se sa gjatë do ta drejtojë ai ende vendin e vet si Kryeministër drejt BE- së, kjo mbetet e hapur. Sidoqoftë, ai e ka vullnetin për të punuar më tej. Kryeministri 66 vjeçar, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen si Presidenti i vendit më 1997, kur si pasojë e shembjes pas falimentimit të firmave të dyshimta investuese, një numër i madh shqiptarësh humbën depozitat e kursimeve dhe vendi ishte në prag të Luftës Civile, por që në vitin 2005 ai festoi një kthim sensacional në krye të Qeverisë, është i sigurt se ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. "Dhe kur Shqiptarët të votojnë për mua, unë do ta drejtoj sërish Qeverinë”.

KOMENTE