Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti i Bundestagut, Schulte: Në Shqipëri, atmosferë evropiane
English

Deputeti i Bundestagut, Schulte: Në Shqipëri, atmosferë evropiane

Tiranë, 19 Nëntor, NOA/ Eglantina Nasi - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua sot me deputetin e Bundestagut gjerman Bernhard Schulte, i cili tha se tha se ndihet shumë i gëzuar që vjen në Shqipëri, "ku takimi me realitetin është impresionues dhe krejt i ndryshëm nga perceptimet që krijohen ku ndodhesh jashtë tij".

Duke i përcjellë kryeparlamentares përshëndetjet e përzemërta në emër të kryetarit të Parlamentit gjerman, Lammert, Schulte u shpreh se atmosferën evropiane në Shqipëri, e ka prekur çdo moment të vizitës së tij dhe shtoi se, shqiptarët me heqjen e vizave, kanë të gjitha arsyet të ndihen të respektuar dhe shumë pranë Evropës.

Ndwrsa kryetarja e Kuvendit tha se Gjermania është një aleat strategjik për Shqipërinë dhe integrimin e saj evropian, si dhe donatori kryesor në Bashkimin Evropian, për reformat ekonomike të Shqipërisë . Sipas saj, kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po jeton momente të paharrueshme të vendimit historik të heqjes së vizave. “Shqipëria, - u shpreh ajo, - vendi që ka përjetuar izolimin një shekullor dhe diktaturën më të egër të komunizmit në Evropë, sot ndihet e konsideruar në identitetin e saj evropian pasi rrënjët e saj të lashta historike dhe kulturore i përkasin këtij kontinenti.

Duke iu referuar dhe qëndrimeve të liderëve evropiane, kryetarja e Kuvendit ritheksoi se “Evropa nuk mund të jetë e kompletuar pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Më tej, biseda mes tyre u përqendrua në programin e bursave për të rinjtë, praktikantë në Bundestagun gjerman, ku deputeti Bernhard Schulte vlerësoi veçanërisht, cilësitë dhe standardet e kulturës së konkurrentëve shqiptarë.

n.e/NOA

KOMENTE