English

Eva: Dua divorcin nga Tony

SHBA, 19 nëntor NOA - Zërat qarkullonin prej disa ditësh, por tani ka ardhur dhe konfirmimi. Bota e showbiz në SHBA ka njoftuar divorc e radhës si pasojë e tradhtive. Këtë herë protagoniste është një nga shtëpiaket e dëshpëruara me të famshme të seria televiziv, Eva Longoria. Ajo tashmë ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, lojtari i njohur i basketbollit amerikan, 27-vjçari Tony Parker. Arsyeja? Tradhtitë e shumta.

kështu sipas Longorias, bashkëshorti i saj ka qenë pre e mesazheve që i kanë ardhur ne telefonin e tij ku janë më shumë se 100 të tilla. Për sa i përket emrit të së dashurës së mundshme është bërë e ditur se bëhet fjalë për Elin Barry, ish-gruaja e basketbollistit tjetër Brent Barry. r.b/NOA

KOMENTE