Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Instituti i Shëndetit Publik: Një në 10 nxënës shqiptarë, vuan nga obeziteti
English

Instituti i Shëndetit Publik: Një në 10 nxënës shqiptarë, vuan nga obeziteti

Tiranë, 19 Nëntor, NOA/ Eglantina Nasi - Një në dhjetë nxënës të shkollave shqiptare vuan obezitetin, thotë Instituti i Shëndetit Publik në një studim të fundit, duke renditur si shkak ushqimin e çrregullt dhe produktet e përpunuara evropiane.

Studimi në fjalë u është dedikuar kryesisht sjelljeve të shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore dhe u shtri në të 12 prefekturat e vendit, e ka treguar se 42% e fëmijëve të moshës shkollore nuk hanë mëngjes gjatë ditëve të javës kur shkojnë në shkollë, kurse në Europë këto shifra variojnë nga 51% në Slloveni që hanë mëngjes çdo ditë shkolle në 90% në Holandë që hanë mëngjes çdo ditë.

“Ne mendojmë dhe gjykojmë se roli kryesor në këtë sjellje të fëmijëve lidhet me qëndrimin e prindërve ndaj këtij fenomeni; sa ata janë të angazhuar në mirërritjen e fëmijëve të tyre, sa ata marrin përsipër të ndjekin në detaje mënyrën se si fëmijët e fillojnë një ditë të zakonshme dhe si e vazhdojnë atë, ashtu si edhe si fëmijët përgatiten për t’u ballafaquar me jetën ditë pas dite”, thuhet në këtë studim.

Ndërkaq, anketimi pohon edhe faktin se 66% e nxënësve nuk mbajnë dietë; gjë që nënkupton se ata ishin me peshë normale dhe nuk kishin probleme shëndetësore.

Por 15% e nxënësve, pavarësisht se u përgjigjen se nuk mbanin dietë, theksonin nga ana tjetër se duhet të binin në peshë, gjë që të bën të nënkuptosh, se ata ndjejnë mbipeshën në trupin e tyre.

Studimi tregon më tej se “janë 7% e nxënësve mbi peshë dhe kanë nevojë për kura të caktuara ashtu si edhe për aktivitete specifike fizike, që të mund të normalizohen dhe të humbasin kilogramët e tepërt.

“Krahasuar këto të dhëna me ato që vijnë nga vende të tjera europiane të bëjnë të mendosh se vendi ynë ka tregues relativisht të mirë për obezitetin. Kështu, shifrat më të ulëta të obezitetit në fëmijët e moshës shkollore janë në Hollandë (rreth 8%), Lituania (rreth 6%); ndërsa më të lartat hasen në Maltë (gati 30%)10) etj”, citon raporti.

n.e/NOA

KOMENTE