Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbytet në ujërat greke një anije e nisur nga Shqipëria, 6 marinarë enden në det
English

Mbytet në ujërat greke një anije e nisur nga Shqipëria, 6 marinarë enden në det

Kefalonia, Greqi, 19 Nëntor 2010 NOA/ Nikos Samaras– Një anije e nisur nga Shqipëria është mbytur në ujërat territoriale greke, konfirmojnë për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Policia e Shtetit në Athinë.

Sipas tyre, anija “Kristin” me flamurin e Togos, u mbyt në zonën e Mirtu, në Kefalonia të Greqisë, disa orë pasi kishte përshkuar itinerarin nga porti i Durrësit në drejtim të Bullgarisë.

Në bordin e anijes e cila kishte si destinacion përfundimtar Bullgarinë, gjendeshin gjashtë shtetas nga Ukraina.

Ata përfunduan në ujë gjatë momenteve të mbytjes së shpejtë të anijes e cila u përpi nga uji në pak çaste.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë notuar për minuta të tëra ndërsa kërkuan ndihmë por ajo nuk erdhi derisa arritën të dilnin në tokë.

Autoritetet e njoftuara mbi ngjarjen, thanë se anija është zhytur mbi 15 metra nën ujë.

Bashkë me të janë zhytur dhe tre furgonë dhe një sasi e konsiderueshme medikamentesh të transportuara për llogari të një kompanie private.

n.s/NOA

KOMENTE