Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita e Bashkuar: Zgjidhje ose protesta për të shpëtuar demokracinë
English

Opozita e Bashkuar: Zgjidhje ose protesta për të shpëtuar demokracinë

Tiranë, 19 nëntor, NOA – Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe një nga përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, ka deklaruar sot se është e domosdoshme zgjidhja e ngërçit politik në vend pasi në rast të kundërt protestat janë e vetmja shpresë për të shpëtuar demokracinë.

“Apeli ynë është: zgjidhje, zgjidhje, pranim të ofertës së opozitës, përndryshe ne jemi të gatshëm ashtu siç rrëzuam komunistët e vjetër më 1990-ën të mbushim sheshet për të rrëzuar byroistët e rinj të vitit 2010”, deklaroi përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Nard Ndoka.

Ndoka në një deklaratë të tijën, theksoi se “Mbajtja pezull e procesit të hetimit të zgjedhjeve prej më shumë se një viti, kur vendi është zhytur ne një krizë të thellë politike, tregon më së miri se pushteti nuk është i interesuar për zgjidhje kushtetuese e ligjore, nuk kërkon zgjidhje të krizës politike, por qëndrim në pushtet përmes konfliktit dhe makinacioneve të pamoralshme të pushtetit”.

Ndoka shprehu shqetësimin sikundër edhe i argumentuar në progres raportin e KE-së, se në Shqipëri mohohet drejtësia dhe politika ka monopolin mbi institucionet kushtetuese, duke e kthyer vendin në një vend të votave të vjedhura.

Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend në Europë; ku Gjykata Kushtetuese është e bllokuar sepse gjysmës së anëtarëve u ka mbaruar mandati; ku Gjykata e Lartë mbahet peng nga emërimet e reja gjyqësore; ku KLD nuk ka kryer ende rotacionin e anëtarëve të rinj; ku Avokati i Popullit ka mbetur bosh prej 6 muajsh; ku Prokuroria hesht edhe ende nuk ka dhënë përgjigje për paditë e shumta penale e civile mbi rastet e bujshme të korrupsionit dhe të krimit elektoral; dhe ku pushteti politik përdor forcën e kartonit për seleksionim politik e antikushtetues të dekreteve të Presidentit për emërimet në organe të tilla.

Kreu i PDK-së, bëri me dije se opozita e bashkuar kërkon t’i japë fund proceseve politike gjyqësore në parlament ndaj kandidatëve më të mirë të pushtetit gjyqësor, si dhe t’i japim zgjidhje përfundimtare problemit të transparencës elektorale, në mënyrë që vota të mos tregtohet si një plaçkë tregu në dyqanin e kryeministrisë.

mit/NOA

KOMENTE