Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Sistemi shëndetësor po dëmtohet qëllimisht për ta grabitur si votat
English

PS: Sistemi shëndetësor po dëmtohet qëllimisht për ta grabitur si votat

Tiranë, 19 nëntor, NOA – Nënkryetari i Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka akuzuar sot qeverinë se po dëmton qëllimisht sistemin shëndetësor në vend me qëllim që ta grabitin atë sikundër bënë me votat e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputeti Shalsi në një konferencë për shtyp, solli në vëmendje degradimin e sistemit shëndetësor, i cili sipas Shalsit ndodhet në pikë të hallit dhe në vend se të reformohet, po degradohet çdo ditë e më keq.

“Nuk mbahet mend prej sa vitesh flitet për reforma dhe asgjë nuk është bërë ende. Shërbimi shëndetësor publik po dëmtohet qëllimisht. Ja përse ne po i biem këmbanave. Ja përse jemi të alarmuar. Ja përse të gjithë bashkë nuk duhet të lejojmë as Vasilin, as Metën dhe as Berishën, të marrin peng dhe të grabisin sistemin shëndetësor ashtu siç grabitën zgjedhjet”, apeloi Shalsi.

Aio ngriti shqetësimin për mosdixhitalizimin e sistemit, që çdo person që vizitohet të ketë një kartë elektronike, e cila të jetë pjesë e një sistemi të dhënash ku do të gjendet edhe historiku i një pacienti.

Sipas Shalsit edhe mosdixhitalizimi është i qëllimshëm, pasi me ngritjen e këtij sistemi do të mund të mësohej më lehtë se ku shkojnë paratë e sigurimeve shoqërore, gjë që sikundër tha Shalsi nuk u intereson Vasilit, Metës, dhe Berishës.

“Vasili, Meta dhe Berisha e kanë mendjen tek Megafarma, megakorrupsioni me të cilin shuajnë lakminë dhe interesat e tyre. Këta njerëz nuk e kanë mendjen dhe nuk duan t’ia dinë për hallet e pacientëve, problemet e mjekëve dhe infermierëve. Përveçse interesit të tyre këta nuk pyesin për asgjë tjetër”, tha deputeti socialist.

Shalsi shprehu sakaq shqetësimin se shqiptarët ende nuk e kuptojnë se përse duhet të paguajnë sigurime shëndetësore apo përse duhet të rriten kontributet e tyre, ndërkohë që ata nuk dinë ku shkojnë paratë që paguajnë çdo muaj, nuk shohim asnjë ndryshim në shërbimin shëndetësor sidomos në spitale; kur ekzaminimet kryhen vetëm në klinika private dhe kundrejt pagesave të papërballueshme për disa kategori; kur mungon zinxhiri i kujdesit shëndetësor dhe akush nuk di se ku duhet të shkojë; dhe ku mbi të gjitha mungojnë nëpër spitale, ilaçet dhe medikamentet elementare.

mit/NOA
KOMENTE