Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tanush Shaska lëvdon ministrin Tafaj, menjëherë pas furisë së fyerjeve dhe akuzave
English

Tanush Shaska lëvdon ministrin Tafaj, menjëherë pas furisë së fyerjeve dhe akuzave

Tiranë, 19 Nëntor 2010 NOA – Gjate gjithe ketyre pese diteve qe kur Tanush Shaska shpalli doreheqjen, permes grupit prej dhjetera mije anetaresh qe ai krijoi ne posten elektronik, nuk kane reshtur furia e reagimeve. E ca me teper, ka shkruar dhe z. Shaska, i dorehequr nga universiteti i Vlores qe rendom nuk preferon ta evidentoje me emrin qe ka, "Ismail Qemali".

Ja të gjitha fyerjet dhe akuzat e z.Shaska por edhe thirrjet "revolucionare" të servirura prej tij publikisht si arsye dorëheqjeje dhe që vijnë njëkohësisht me deklaratën: “Unë kam 3 vjet qe kam mbyllur gojen per hir te universitetit. Nuk mund ta bej me shume kete. Vetem e vetem sepse ka rendesi qe te thuhet me plot gojen qe arsimi publik po shkon drejt katastrofës se plotë”:

Për Qeverinë dhe Kryeministrin

“Une nuk e quaj normale ambjentin ne te cilin une kam punuar ne Vlore. Para shume muajsh militantet e PD-se ne Vlore ne menyre te hapur deklaruan se plani i kreut te tyre zotit Kollozi per te dominuar jeten politike te qyteti ishte si me poshte - eliminimi i Kryetarit te Qarkut zotot Agron Sharra - eliminimi i Prefektit te qytetit zotit Hasan Halili - eliminimi i Rektorit te Universitetit Keto i kishte kerkuar zoti Kollozi Kryeministrit qe te merrte bashkine nga Shpetim Gjika. Strategjia ishte e qarte, dominim i institucioneve me te rendesishme te qytetit per ti perdoruar keto si mjete politike dhe fushate per interesat e PD-se, por me shume per interesat personale te zotit Kollozi. Asgje s'ka per ti ndaluar keta te babezitur, as protestat e nje fshati te tere ne Dukat, as pakenaqesia e nje qyteti te tere, as neglixhimi totatl i votuesve te Vlores per keta persona. Ata do te vazhdojne deri ne fund pa pyetur as per Vloren, as per PD-ne, as per pronat e ligjshme, as per universitetin. Per kete u inskenuan mjaft gjera kunder meje, deri ne gjyqe fallso me studente, ne akuza nga me qesharaket, u perdor gjykata dhe prokuroria gjat gjithe kohes per te bere nje terror psikollogjik dhe per me mposhtur mua dhe UV-ne. Perpjekje te tilla vazhdojne nepermjet gjykates per raste qe do te konsideroheshin qesharake edhe ne vendet me te humbura te Afrikes. Megjithe kontaktet e vazhduara me Ministrat, Kryeministrin, asnje lloj reagimi! Keto u duken me qarte disa jave me pare kur nje deputet i PD-se, ish-zv.minister (zoti Shemshedin) shprehu ate qe qeveria ka thene nen ze gjithe kohen per mua. As nga Kryeministri apo askush tjeter brenda PD-se nuk pati asnje lloj prononcimi. Pse? Sepse kjo eshte metoda se si kjo qeveri po funksionon.

Qeveria po qeveris me nje arrogance te pashoqe dhe kjo e ben punen tone teper te veshtire. Qeveria ka vendosur qe te mbeshtese pa kufi universitetet private. Shumica e qeveritareve jane te mpleksur me keto universitete dhe e bejne kete thejsht per perfitim ekonomik. Ne keto kushte e ardhmja e universiteteve publike duket shume e zeze. Qeveria ka shmangur ne menyre te plote te gjithe opinionin e njerezve profesioniste, te organizatave profesionale dhe perdor disa njerez te blere per te krijuar nje imazh te perfshirjes se "eksperteve".

VKM-te dhe udhezimet qe dalin mbi arsimin jane nga me qesharaket. Ju kujtoj se para nje viti nje propozim i Univ. te Vlores per nje dege ne "Aktuaristike" doli ne VKM si "Akuaristike" kurse nje dege per "Shkenca Kompjutacionale" doli me VKM si "Shkenca Kompjuterike". Une nuk besoj se kjo qeveri mund te me siguroje kurre kushtet minimale te punes cfaredo qe te premtojne. Eshte me mire per UV-ne dhe per mua personalisht qe une te mos jem me Rektor i UV-se. Qeveria po qeveris me nje arrogance te pashoqe dhe kjo e ben punen tone teper te veshtire.

“Ne kushtet kur arsimi ne Shqiperi po shkaterrohet ne menyre te organizuar, kur cdo gje ne arsim kontrollohet nga nje kryeministër dhe nje minister te cilet s'e kane idene dhe jane plotesisht amatore ne arsimin e larte une kisha vetem dy alternativa; ose heshtjen per hir te Universitetit te Vlores, ose kundershtimin e hapur publik. Kjo e dyta, te cilen une kam kohe qe e kam zgjedhur, ka demtuar Univ. e Vlores pa mase gjate kesoj kohe. Ne keto kushte besoj se eshte ne te miren e Universitetit qe zv. Rektori Zhupa te marre drejtimin. Une do te vazhdoj te jem edhe me aktiv se me pare ne punet e Universitetit dhe ne aktivitetet e tjera politike dhe sociale ne Vlore. Për ministrin e Arsimit

Asnjehere nuk do te ndërpresë veprimtarine time shkencore, mesimdhenese, apo profesionale ne institucionet jashte Shqiperise.

Asnjehere nuk kam ndermend te kerkoj leje nga ju, pasi e konsideroj kete fyerje te pozicionit tim si Rektor dhe cenim te autonomise se universiteteve.

Mendoj se asnjehere nje Rektor i zgjedhur me vota te lira nuk duhet te kerkoje leje nga nje zyrtar i pazgjedhur. Mendoj se kjo eshte nje menyre tjeter per te futur ne kontrollin tuaj te plote universitetet publike.

Duke qene se filozofia ime mbi arsimin e larte eshte totalisht e kundert me filozofine qe keni ndjekur Ju dhe qeveria qe ju përfaqësoni, duke qene se ju dhe qeveria ne menyre te ndergjegjshme punoni kunder arsimit publik, duke e pare se ju dhe kjo qeveri ne menyre sistematike keni mbeshtetur te paaftet, dhe duke patur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri, une jap doreheqjen e nga detyra e Rektorit ne Universitetin e Vlores.

MASH nuk mund te lejoje qe persona me mjaft fuqi ne arsimin shqiptar, sic eshte rasti i zv. ministres te jene studente te universiteteve te caktuara. Supozohet se kur dikush behet zv.minister arsimi, kryetar kuvendi, minister etj e ka mbaruar shkollen. Si mund te pretendohet se zv.ministrja do te jete e pa-anshme dhe e drejte me gjithe universitetet?! Për Kryeministrin dhe Ministrin e Arsimit së bashku:

Shqiperia s'eshte prone as e Saliut dhe as e Myqerremit dhe per me teper shkenca. Ne Shqiperi duhet te shkoni dhe te ndihmoni sa te mundni sepse eshte e vetmja rruge qe ai vend te ece ne fushen e arsimit. Ne se ju mendoni se Saliu, Myqerremi, apo opinioni publik do te shprehin ndonjehere ndonje interes per ate qe ju keni arritur nga ana shkencore atehere gaboheni, ne se ju mendoni se ata apo opinioni publik ne Shqiperi do ta dine ndonjehere per faleminderit per sakrificen tuaj personale atehere gaboheni.

Ne se besoni se qeveria, ministri, kryeministri vertet shqetesohen qe shkenca dhe arsimi ne Shqiperi te ecin e te perparojne atehere gaboheni.

Shpresoj qe Kryeministri dhe Ministri i Arsimit me ne fund t'i therrasin mendjes dhe te dalin nga rruga e djallit. Te heqin dore nga "reforma financiare" ne arsim, te mbeshtesin fuqimisht universitetet publike, te mbledhin ata pak specialiste qe jane dhe ti pyesin se c'duhet bere, te distancojne veten nga universitetet private, te luftojne me cdo lloj menyre korrupsionin ne arsim, te ndalojne presionet ndaj drejtuesve te universiteteve, dhe te mos ti shohin universitetet si bastione te partise ne pushtet. Edhe ne se i bejne te gjitha keto perseri arsimi tone do ti duhet nje kohe shume e gjate per tu kthyer ne normalitet.

Edhe thirrje “revolucionare”

Ne Shqiperi sot me shume se shkencetare, ka nevoje per aktiviste, ka nevoje te zgjojne studentet nga ky gjume letargjik ku kane rene. Keta te rinj ne Vlore, Tirane, Shkoder, Korce, Durres e Gjirokaster duhet te mos lejojne qe te ardhmet e tyre te merren neper kembe. Ata duhet te kundershtojne me force qeverisjen e dhunes dhe arrogances, ata duhet te kundershtojne privatizimin e arsimit publik. Elitat bukeshkala ne Tirane kane vendosur te privatizojne arsimin universitar. I vetmi ngushellim qe kemi per momentin eshte se shkencen nuk mund ta privatizojne. Ne do te vazhdojme te jemi aktive dhe te mos lejojme qe UV te kthehet ne nje parti politike. Nga kjo humbasim te gjithe, humbet Vlora, humbet Shqiperia. Tani qe po shkruaj kete email ne Rektorat ne Vlore eshte zv.Ministrja Nora Malaj. Perse? Perse qeveria hidhet ne sulm sa here dikush kritikon gjendjen e arsimit? Perse ka ardhur zv.Ministrja ne Vlore? Me sa di une universiteti po vazhdon pune rregullisht dhe s'ka asnje shqetesim. Megjithe sukseset ne fushat e tjera qe mund te kete qeveria Berisha (kjo varet nga kendveshtrimi i secilit), ajo gjithmonë do te nxihet nga roli teper negativ qe pati ne arsim dhe shkence.

Lexoni dhe lajmin e plote:

Tafaj ka shprehur falënderime për punën e bërë deri sot nga z.Shaska e në këtë pikë, përkundër fyerjeve pa fund që Shaska i bëri këto ditë ministrit dhe kreut të qeverisë, sot ka demonstruar luhatje qëndrimesh dhe ka ndryshuar kryekëput kurs: “Personalisht dua te falenderoj Ministrin për...”/ Më herët, trumbetoi: Beteja vazhdon...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës i dërgon një letër z. Tanush Shaska, rektorit të dorëhequr të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” në Vlorë ku i bën të qartë se e pranon kërkesën për largim nga detyra dhe komandon në vend të tij, Eustrat Zhupën, deri në emërimin e rektorit të ri.

Tafaj ka shprehur falënderime për punën e bërë deri sot nga z.Shaska e në këtë pikë, përkundër fyerjeve pa fund që Shaska i bëri këto ditë ministrit dhe kreut të qeverisë, sot ka demonstruar luhatje qëndrimesh dhe ka ndryshuar kryekëput kurs:

“Personalisht dua te falenderoj Ministrin per kohen qe e kam njohur dhe per bashkepunimin me te, per mbeshtetjen qe i ka dhene Universitetit te Vlores ne hapjen e shume diplomave te reja. Pavaresisht se filozofite tona per arsimin duket se jane totalisht te kunderta, gje e cila e bente vazhdimin e punes sime te pamundur, une i uroj Ministrit Tafaj fat dhe suksese ne punen e tij te veshtireë”.

Ndërsa më tej, duke iu drejtuar ish-stafit që në mëtë shumtën e kohës “e drejtoi” nga SHBA ku gjendet, z. Shaska shprehet:

“Uroj qe Universiteti "Ismail Qemali" te vazhdoje rrugen qe ka nisur. Megjithese kjo rruge eshte shpesh kundra rrymes, ajo ka prure mjaft risi ne arsimin universitar shqiptar”.

Në fund Shaksa thekson se “personalisht do te kthehem plotesisht ne aktivitetin tim shkencor dhe do te kontribuoj jo vetem ne Vlore por ne çdo universitet te Shqiperise nga ana shkencore ne se ky kontribut me kërkohet. Jam i bindur se koleget dhe studentet e UV-se do te vazhdojne te ecin ne rrugen e tyre te ekselences dhe progresit. E ardhmja e UV-se eshte e ndritur sepse aty ekziston nje brez i ri i shkelqyer i cili eshte i bindur se e ardhmja bazohet vetem tek puna dhe perkushtimi maksimal”.

Më poshtë vijon letra e plotë e z.Myqerem Tafaj:

I nderuar z. Rektor, Prof. Dr. Shaska, Mbeshtetur ne kerkesen tuaj per doreheqje nga detyra e Rektorit te Universitetit "Ismail Qemali" Vlore, te cilin ju ja keni bere te njohur personelit akademik dhe administrativ te Universitetit dhe e keni shpallur publikisht, deshiroj tu bej te njohur se e respektoj vendimin qe keni marre dhe e pranoj doreheqjen. Funksionet e Rektorit te Universitetit "Ismail Qemali" Vlore i ngarkohen zv.Rektorit Z. Eustrat Zhupa deri ne zgjedhjen dhe emerimin e Rektorit te ri. Deshiroj t'ju falenderoj per kontributin tuaj si rektor i universitetit dhe bashkepunimin me ministrine e Arsimit dhe Shkences. Myqerem Tafaj e.r/NOA

Deklaratat e meparshme te z.Shaska

KOMENTE