Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diskutohen ligje për kufizimin e lojërave elektronike me dhunë
English

Diskutohen ligje për kufizimin e lojërave elektronike me dhunë

San Francisko, 21 Nëntor 2010 NOA/VOA - Në zonën e Gjirit të San Franciskos, kompanitë e teknologjive të larta janë prekur nga rënia ekonomike. Por industria e lojërave elektronike nuk po ndikohet nga situata dhe pësoi një rritje prej më shumë se 10 për qind sipas Shoqatës së Programeve Argëtuese. Nga ana tjetër kritikët thonë se shumë lojëra elektronike me dhunë që u kanë sjellë përfitime prej miliarda dollarësh kompanive, janë të dëmshme për fëmijët.

Legjislatura e Kalifornisë miratoi në vitin 2005 një ligj që ndalon shitjen tek fëmijët të lojërave elektronike me përmbajtje dhune. Por ligji në fjalë shkaktoi reagime të ashpra nga industria e argëtimit dhe asnjëherë nuk u zbatua.

Që nga ajo kohë, Shoqata e Programeve të Argëtimit e ka apeluar rastin dhe kjo çështje do të merret në shqyrtim nga Gjykata e Lartë në muajt që vijnë. Electronic Arts që njihet shkurtimisht si EA, ndërton dhe shpërndan disa lojra të ndryshme që kanë përmbajtje të dhunshme.

Xhef Braun, zëvendës president i marrëdhënieve me publikun për korporatën Electronic Arts, thotë se lojërat elektronike janë një formë arti sikurse filmat, muzika dhe mbrohen nga amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane, i cili ndalon zbatimin e ligjeve që kufizojnë lirinë e shprehjes.

"Në këtë ndërtesë ka njerëz që krijojnë lojëra elektronike. Ata janë artisët, inxhinierët, specialistët e ndriçimit dhe zërit. Ndaj ne besojmë se ato që ata krijojnë meritojnë të njëjtën mbrojtje nga Amendamenti i Parë që gëzojnë librat, muzika, filmi apo programet televizive e deri tek gazetat. Puna e tyre është artistike ndaj mendojmë se puna e artistit duhet të mbrohet".

Shumë lojëra elektronike moderne përfshijnë një linjë të fuqishme të tregimit të ngjarjes dhe pamjet i afrohen shumë realitetit. Po ashtu, lojërat u afrojnë pjesëmarrësve se cilën palë duan të përfaqësojnë. Kjo lojë që titullohet Medal of Honor, u hoq nga shitja në dyqanet ushtarake sepse u mundëson ushtarëve që të luajnë në anën e talebanëve.

Kundërshtarët e ligjit thonë se lidhja mes lojërave elektronike dhe dhunës nuk është vërtetuar dhe se lidhje mes tyre mund të bëjë që të akuzuarit në gjyq të shfajësohen duke thënë se “loja elektronike” i bëri të kryejnë akte dhune.

Ata po ashtu thonë se Kalifornia ka një sistem që informon familjet rreth përmbajtjes së lojërave elektronike pa përcaktuar se kush mund t’i blejë ato.

"Ka patur një sistem klasifikimi të krijuar dhjetë vite më parë i cili është vlerësuar nga Kongresi dhe Komisioni Federal për Tregtinë, si një prej sistemeve më të mira në industrinë e argëtimit. Prindërit e njohin Bordin e Klasifikimit të Programeve të Argëtimit dhe klasifikimet që ata bëjnë si një standart të përkryer të argëtimit".

Brunos dhe Adamit në një familje në San Francisco, u pëlqejnë lojërat elektronike të moshë së tyre. Por ata kanë edhe lojra më të dhunshme si Grand Theft Auto.

Grupe të të drejtave si Common Sense Media, që ofron klasifikim të lojërave elektronike, filmave dhe programeve televizive të orientuara për familjet, thotë se klasifikimi aktual i lojërave elektronike nuk është i mjaftueshëm. Common Sense Media e mbështeti ligjin origjinal kur u shkrua dhe tani ka ngritur një çështje ligjore mbi këtë çështje.

Xhejms Stejer drejton Common Sense Media.

"Në të thuhet se vetë-rregullimi i industrisë nuk është i mjaftueshëm kur flitet për shitjen e lojërave elektronike. Ky është thelbi i çështjes së ngritur. Ne mendojmë se prindërit kanë të drejtën për të marrë vendimin rreth blerjes së lojës, dhe jo fëmija 14-15 vjeçar që kërkon medoemos të blejë lojëra si Grand Theft Auto apo Manhunt".

Një tjetër shqetësim i industrisë është se vendimi në favor të kufizimit të shitjes së lojërave elektronike për të miturit mund të çojë në ligje të ngjashme për filmat dhe muzikën. Lojërat elektronike janë të pranishme thuajse në të gjitha familjet amerikane dhe nëse ligji i guvernatorit Schwarzeneggerit miratohet, shumë prindër mund të lejojnë fëmijët e tyre të vazhdojnë të përdorin lojëra elektronike me përmbajtje të dhunshme.

KOMENTE