Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Importi i plehrave, protesta para kryeministrisë kundër vendimit
English

Importi i plehrave, protesta para kryeministrisë kundër vendimit

Tiranë, 20 nëntor, NOA – Dhjetëra protestues kanë kërkuar sot para kryeministrisë mos zbatimin e vendimit për importin e plehrave në vend. Protesta është organizuar nga Rinia Aktive dhe Grupimit Qytetar, drejtues të të cilave janë të rinjë, ambientalistë, intelektualë dhe qytetarë të ndryshëm.

“Shqipëria nuk është kosh plehrash”, ishte një nga parullat më të përdorura nga pjesëmarrësit në protestë.

Intelektuali Ardian Klosi në fjalën e tij u shpreh se vendimi për importin e plehrave është më i gabuari i qeverisë. Ai u shpreh se kjo është rruga më e gabuar për të ardhmen dhe për ruajtjen e pasurive të vendit.

Në protestë, e cila u zhvillua në mënyrë paqësore, foli dhe ambentalisti Lavdosh Ferruni. Ai kërkoi që të zbatohen ligjet e Bashkimit Europian në lidhje me këtë projekt të qeverisë.

“Jemi kundra vendimeve të tilla, jemi për të përcaktuar një strategji sit a pastrojmë vendin, sit a bëjmë më të bukur dhe jo të importojmë mbetjet e botës. Ne duhet të kemi një kuadër ligjor dhe një infrastrukturë të plotë për importimin e mbetjeve konform standardeve të BE”, u shpreh ai.

a.k/NOA

KOMENTE