Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova përzë peshkopin serb, Artemije
English

Kosova përzë peshkopin serb, Artemije

Prishtinë, 20 nëntor, NOA - Policia e Kosovës ka dëbuar sot nga territori i Kosovës ish-kreun e Kishës Ortodokse Serbe, peshkopin Artemije, për t’u kthyer njëherë e mirë në Serbi.

Kisha Ortodokse Serbe përmes një deklarate për shtyp, ka pohuar se ka qenë ajo vetë e cila ka kërkuar dëbimin e Artemijes nga një manastir në komunën e Zubin-Potokut, pasi ai kishte dalë në pension në muajin maj të këtij viti, dhe kisha ia kishte ndaluar atij të merrej me aktivitete kishtare.

Kjo sepse siç citon deklarata, ai ishte përfshirë në keqpërdorime financiare.

Por, ai ka refuzuar t’i bindet Kishës Ortodokse Serbe dhe gjatë ditës së djeshme kishte udhëhequr liturgjinë në një manastir në veri të Kosovës. n.e/NOA

KOMENTE