Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE: Tarifat doganore të mbeturinave, i ndryshuam si detyrim i OBT-së
English

METE: Tarifat doganore të mbeturinave, i ndryshuam si detyrim i OBT-së

Tiranë, 20 nëntor, NOA – Ndryshimet tarifore të disa produkteve, ndër të cilat edhe mbeturinat urbane, llumrat e ujërave të zeza dhe mbeturinat klinike, janë pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kështu ka pohuar në një deklaratë për shtyp, ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë, pas protestave të organizuara sot kundër heqjes së taksave për importimin e plehrave, duke thënë se Shqipëria ka detyrime para OBT-së që në vitin 2000 kur u bë anëtare e saj me të drejta të plota.

“Shqipëria nuk është kosh plehrash”, ishte një nga parullat më të përdorura nga pjesëmarrësit në protestë.

Ndërsa METE u shpreh se gjatë procesit të përgatitjes së përgjigjeve të Pyetësorit të Bashkimit Evropian për kapitullin 30, doli që një grup produktesh kishte ndryshim në tarifën e zbatuar dhe angazhimit në OBT.

“Kjo ka ndodhur pasi gjatë viteve, në përputhje me orientimet e Organizatës Botërore të Doganave, kode të ndryshme tarifore i nënshtrohen procesit të korelimit dhe kodet tarifore që po propozohen të ndryshohen, tani gabimisht nuk kanë arritur t’i nënshtrohen procesit të ndryshimit të tarifës doganore më parë”, citon deklarata e METE-s.

Duke përfunduar se “Shqipëria e ka shprehur qartë vullnetin e saj për t’iu përgjigjur të gjitha angazhimeve të marra në kuadër të OBT-së, aq më tepër kur periudha tranzitore për Shqipërinë ka përfunduar në vitin 2009 dhe kështu, ndryshimi është i domosdoshëm”.

n.e/NOA

KOMENTE